8 Tetor 2024, 19:18
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Nga ky aktivitet Rama tha se sot administrata publike ka një forcë aftësish dhe një mundësi të shprehjes që kurrë se ka pasur më parë. Ai deklaroi se është bërë një punë serioze dhe e vështirë për të transformuar administratën publike dhe për t'i dhënë një forcë aftësish dhe një mundësi të shprehjes së tyre që nuk e ka pasur më parë.
Rama tha se ideja e këtij programi ka lindur pikërisht në kohën kur kishte hyrë në fuqi ligji për administratën dhe kur kërkohej që ata që do të hynin në konkurse për një pozicion pune duhej të kishin një vit eksperiencë, që të rinjtë nuk e kishin, dhe Programi i Praktikave të Punës, ua jep këtë mundësi.
“Kam pasur brenda meje gjithmonë, siç kanë pasur ndoshta edhe qytetarët shqiptarë, mbase jo në nivelin e shumicës që mendojnë se, administrata është një territor me shumë hije, një ndjesi pasigurie dhe një ndjesi që ajo është pjesa më e pamundur e misionit tonë, për ta ngritur në një nivel të respektueshëm. Por, në procesin e diagnostikimit të Shqipërisë një skuadër goxha e madhe në numër ka arritur të prodhojë një rezultat që ka qenë befasues për mua. Dhe nëse kam pasur një frikë nga momenti i hapjes së atij procesi duke dëgjuar të tjerë kolegë që e kishin njohur më parë se çfarë është procesi i diagnostikimit të një vendi përpara hapjes së negociatave me BE, ajo që kisha frikë ishte se si do tia dilnim ne këtij procesi. Administrata publike edhe më parë ka pasur njerëz të zotë pa diskutim, mund të gjeni njerëz që kanë 30 apo 40 vjet në administratë, që janë thesar i administratës, por ajo nuk ka pasur mundësinë që të ndjehet e motivuar për tu shprehur, sepse ishte e dhunuar nga presioni politik”, tha Rama.
Ai nuk la pas batutat kur u shpreh se “për administratën është krijuar një ide se nuk mund të nisësh punë nëse nuk je nga Dibra apo nëse nuk ke kushëri me Ulsiun, apo nëse nuk je me Partinë Socialiste”, por e konsideroi këtë një të pavërtetë të madhe.
edi rama
Politike
8 Tetor 2024, 19:06
E. D
igli hasani
TIRANË- “Angazhimi me profesionistë të Diasporës”, nisi sot me një event të dedikuar aktivitetit prof...
Politike
8 Tetor 2024, 18:57
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi, e cila aktualisht është në proces divorci me bashkëshortin e saj, presi...
Politike
8 Tetor 2024, 17:59
M.B
Gunther Krichbaum, deputet në Bundestag, nga partia CDU
TIRANA- Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropia...
Politike
8 Tetor 2024, 17:12
Ministrat e Mbrojtjes
VENECIA- Ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi dhe Slloveni...
Politike
8 Tetor 2024, 16:15
M.B
Liderët e rajonit të Ballkanit duke diskutuar në samitin Bërdo-Brioni në Tivat.
MAL I ZI- Bashkimi Evropian nuk është i ...
Politike
8 Tetor 2024, 14:33
I.A
Protesta
TIRANË- Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi të martën se kishte arrestuar një protestues 57-vjeçar s...
Politike
8 Tetor 2024, 14:19
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta në një dalje për mediat ka deklaruar se do t’i bashkohet Sali Berishës,...
Politike
8 Tetor 2024, 14:17
I.A
Kryeministria
TIRANË- Në Tiranë pati përplasje të dhunshme të hënën në mbrëmje, ndërsa mbështet...
Politike
8 Tetor 2024, 14:05
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentu...
Politike
8 Tetor 2024, 13:56
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka mbledhur ditën e sotme në...