LIVE UPDATES
Politike

Dy dekada nga 'Nisma ADRION'/ 6 ministrat e Mbrojtjes së rajonit me deklaratë të përbashkët: Rikonfirmuam se bashkëpunimi ynë bazohet në respektin e plotë...

Gjithashtu ministrat e Mbrojtjes vlersuan përvojën afatgjatë të bashkëpunimit mes vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane.

8 Tetor 2024, 17:12 Nga DOSJA
Dy dekada nga 'Nisma ADRION'/ 6 ministrat e Mbrojtjes së rajonit
Ministrat e Mbrojtjes

VENECIA- Ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë, u takuan në Venecia ditën e djeshme. 

Gjithashtu ministrat e Mbrojtjes vlersuan përvojën afatgjatë të bashkëpunimit mes vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane. Po ashtu në kuadër të nismës ADRION, në përvjetorin e saj të 20-të u firmos edhe deklarata e përbashkët.  Ndërkohë nga vendi ynë i pranishëm ishte ministri Pirro Vengu.

Në deklaratën e tyre të përbashkët ata u shprehën se "duke pasur parasysh efektivitetin e provuar të ADRION, i cili gjatë 20 viteve të fundit ka kontribuar me sukses në integrimin dhe ndërveprueshmërinë e marinave në zonën Adriatiko-Jonianiane, besojmë se Nisma mund të evoluojë më tej drejt objektivave konkretë, që përputhen me situatën aktuale gjeostrategjike".

Deklarata e përbashkët e 6 ministrave të Mbrojtjes:

Ne, ministrat e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë, Republikës së Greqisë, Republikës së Italisë, Malit të Zi dhe Republikës së Sllovenisë, u takuam në Venecia, më 07 tetor 2024.

Duke njohur përvojën afatgjatë të bashkëpunimit midis vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane, rikonfirmuam se bashkëpunimi ynë bazohet në respektin e plotë e të ndërsjellë dhe në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe Konventën për të Drejtën e Detit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNCLOS).

Ne njohëm dhe vlerësuam rezultatet e arritura nga nisma ADRION, duke shënuar përvjetorin e saj të njëzetë, duke festuar dy dekada të përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm drejt rritjes së sigurisë, sigurisë detare dhe ndërgjegjësimit për situatën në të gjithë pellgun Adriatiko-Jonian.

ADRION, gjithashtu përmes segmentit të tij operacional, “On Call Maritime Force” (OCMF), ka treguar të jetë një mjet i besueshëm në:

-promovimin e trajnimit, integrimit, zhvillimit të aftësive, shkëmbimit të njohurive dhe ekspertizës reciproke dhe ndërtimit të besimit;

- sigurimin e një pranie të besueshme detare në rajonin Adriatiko-Jonian, kur aktivizohet;

- arritjen e sigurisë detare dhe ekspertizës mbi mjedisin detar rajonal.

Duke pasur parasysh efektivitetin e provuar të ADRION, i cili gjatë 20 viteve të fundit ka kontribuar me sukses në integrimin dhe ndërveprueshmërinë e marinave në zonën Adriatiko-Jonianiane, besojmë se Nisma mund të evoluojë më tej drejt objektivave konkretë, që përputhen me situatën aktuale gjeostrategjike. Ky evolucion duhet të kërkojë sinergji që mund të shtrihen edhe në fusha dhe dimensione të tjera.

Për këtë qëllim, të udhëhequr nga vendosmëria jonë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë, ne inkurajojmë komandantët e Forcave Detare ADRION të përmirësojnë efektivitetin dhe dukshmërinë e nismës përmes:

- zbatimit të trajnimeve bashkëpunuese për arritjen e standardeve të larta të përbashkëta, me theks të veçantë në Sigurinë Detare dhe mbrojtjen e Linjave Detare të Komunikimit (SLOC);

- zgjerimin e konceptit të Forcave Detare On-Call (OCMF) me një orientim potencial për punësim dhe ofrimi i tij tek Organizatat kryesore Ndërkombëtare (IO), veçanërisht NATO dhe BE, duke promovuar kështu Sigurinë Detare në rajonin Adriatiko-Jonian nëpërmjet aktivizimeve të planifikuara të OCMF;

- thellimin e dialogut për dimensionin nënujor me fokus në rajonin Adriatiko-Jonian, bazuar në interesat e përbashkëta për ruajtjen e infrastrukturës kritike nënujore;

- kërkimin e zgjidhjeve të kapaciteteve të përbashkëta për të adresuar nevojat e rinovuara gjeostrategjike;

- shqyrtimin e mundësisë së sinergjive me forume të tjera që mbështesin çështjet e sigurisë në zonën Adriatiko-Joniane dhe rajonin e Ballkanit, duke dakortësuar gjithashtu rëndësinë e lirisë së lundrimit në Mesdhe për hir të prosperitetit të rajonit;

- nxitjen e ndarjes së aftësive, duke hedhur bazat për të mundësuar bashkëpunim të nivelit më të lartë në fusha të lidhura ngushtë për të identifikuar dhe zhvilluar kërkesat e përbashkëta dhe për të reduktuar kostot e përgjithshme: duke rritur, nëpërmjet një qasjeje të gjerë, të ndërgjegjësimit të përbashkët për situatën detare, duke përdorur në masën më të plotë mjetet ekzistuese të tilla si, Qendra Virtuale-Rajonale e Trafikut Detar;

-eksplorimin e çdo fushe aktiviteti shtesë, me interes të përbashkët, që mund të përfitojë nga trajtimi brenda ADRION (ndër të tjera, kundër ndotjes).

Duke njohur rëndësinë e takimeve të rregullta dhe shkëmbimit të shpeshtë të pikëpamjeve dhe vizioneve, ne vendosëm të takohemi të paktën çdo dy vjet gjatë Simpoziumit Transrajonal të Fuqisë Detare në Venecia.

Për më tepër, ne besojmë se është e rëndësishme të diskutojmë dhe monitorojmë afatin kohor të angazhimeve tona. Për këtë arsye, komandantët e Forcave Detare dhe/ose drejtorët e Politikave të Mbrojtjes do të zhvillojnë takime të ndërmjetme, me shpresë, në rastin e stërvitjes vjetore ADRION Live, të organizuar nga presidenca e radhës në vitin ndërmjet dy takimeve ministeriale.

ministrat e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet