LIVE UPDATES
Politike

Berisha-protestuesve: Ju zhvilluat mbrëmë betejën e mosbindjes civile me të madhen dhe më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite

Më tej Berisha tha se qytetarët erdhën për të protestuar se janë të bindur se Edi Rama me me bandat e tij dhe partinë shtet kontrollon votën dhe njëlloj si diktaturat e bandave shndërron krimin në votë dhe votën në krim.

8 Tetor 2024, 19:41 Nga E. D
Berisha-protestuesve: Ju zhvilluat mbrëmë betejën e mosbindjes
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjne e sote ka vlerësuar qytetarët të cilët protestuan ditën e djeshme në kryeqytet. Gjithashtu Berisha u shpreh se mbështetësit demokrat kanë zhvilluar mbrëmë betejën e mosbindjes civile me të madhen dhe më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite

Më tej Berisha tha se qytetarët erdhën për të protestuar se janë të bindur se Edi Rama me me bandat e tij dhe partinë shtet kontrollon votën dhe njëlloj si diktaturat e bandave shndërron krimin në votë dhe votën në krim.

"Por sonte, në emër tuaj, unë dua t’u përcjell një përshëndetje vëllazërore të gjithë atyre burrave dhe grave, të rinjve, të rejave, të moshuarve që firmosën dje në cunamin e mosbindjes civile, fillimin e betejës së madhe të fitores sonë. Në emër tuaj, dua t’u them se ata kanë ardhur shumë herë në Tiranë, por asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë qenë si mbrëmë në Tiranë. Ju gra dhe burra, të rinj dhe të reja, adoleshentë, pensionistë, inauguruat mbrëmë misionin e ri më të rëndësishëm, më fisnik të jetës suaj. Ju nuk erdhët mbrëmë në Tiranë për festë, miting elektoral, ju nuk erdhën mbrëmë në Tiranë për protestë. Jo, secili prej jush mbrëmë i njoftuar siç e do rregulli, erdhët jo për protestë, për mosbindje civile.

Pra, erdhët për betejë. Ju mbrëmë, pa asnjë detyrim nga askush, iu përgjigjët thirrjes së ndërgjegjes suaj dhe erdhët për betejë. Ju në fakt mbrëmë zhvilluat betejën e mosbindjes civile me të madhen, më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite. Ju, duke tejkaluar cdo parashikim erdhët mbrëmë për t’u ndeshur me regjimin, pavarësisht nga pasojat që kjo ndeshje mund të kishte sepse ky regjim i kishte shpallur luftë opozitës. Është një armik i egër i popullit opozitar. Ju e dini mirë se të përballeni me Edi Ramën, i cili Kushtetutën e ka shndërruar në Olta Xhaçkë, parlamentin e ka shndëërruar në Spirogjokë, qeverinë e ka zëvendësuar me Lubi Ballukun apo Tao Taon, ligjet e vendit i ka zëvendësuar me Irenën me 5 mbiemra, xhelatë të sigurimit dhe Altinë të pyetjes 1 milion euro, nuk është e lehtë, por ju erdhët sepse keni vetëdijen e plotë se Edi Rama nuk fiton, por grabit zgjedhjet.

Ju erdhët se jeni të bindur se Edi Rama me serial killerat e tij, me bandat e tij, me makinerinë e frikësimit të zgjedhësve, me industrinë e blerjes së votës dhe të drejtës së saj, me partinë shtet kontrollon votën tuaj dhe njëlloj si diktaturat e bandave shndërron krimin në votë dhe votën në krim. Ju jeni të bindur se pa votën e lirë nuk ka kurrë rotacion, por pushtet autoritar që nuk ikën për dekada. Ju dolët në shesh të mejdanit kundër diktaturës me një nga 77 format e mosbindjes civile. Sepse ju e keni të qartë se burgosja politike është akt i diktaturave, se me burgosjen e udhëheqjes politike në vit elektoral, lidhet vendimi i Edi Ramës për një mandat të katërt.

Ju erdhët në shesh të betejës sepse e dini se kontrolli i drejtësisë është tipar i diktaturës së bazuar në drogën, krimin, vjedhjen e shqiptarëve siç ishte dje në ideologjinë komuniste. Ju dolët dje në shesh të mejdanit sepse ju nuk pranoni vendosjen e diktaturës së bandave, në të cilën narkodiktatori kontrollon me dorë të hekurt qeverinë, parlamentin, presidentin, shërbimin e fshehtë, drejtësinë dhe i ndërsen ata si vegla kundër opoziëts për të shtypur atë, për t’i vjedhur asaj votën, për të vjedhur dhe pasuruar veten dhe sojin e tij," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet