LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Shqetësim mbi përdorimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike nga të miturit në Shqipëri

Pamundësia për të ndihmuar shokun apo shoqen e mitur që bie pre e përdorimit të lëndëve narkotike, është frika më e madhe e kësaj nxënësje që vendosi të ndajë me Zërin e Amerikës, gjithçka di, ka parë dhe dëgjuar në mesin e bashkëmoshatarëve të saj, për këtë plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare.

19 Mars 2024, 18:30 Nga N.F
VOA: Shqetësim mbi përdorimin dhe shpërndarjen e
Foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, ka një shqetësim në rritje mbi përfshirjen e të miturve në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Çdo vit rreth 100 të mitur sipas të dhënave të policisë bien pre e kësaj vepre penale. Autoritetet kanë shtuar përpjekjet për parandalimin dhe goditjen e fenomenit, ndërsa një nxënëse që kërkoi të mbetej anonim, dëshmoi se si bashkëmoshatarë të saj janë kthyer në shpërndarës dhe përdorues të drogave të ndryshme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari, bisedoi edhe me mësues, prindër dhe zyrtarë të policisë.

“Është fenomen tmerrësisht i frikshëm, për faktin se ti e sheh se si ajo drogë e ndryshon personin. Kam njohur njerëz që i flluan këto rrugë dhe ndryshuan në mënyrë thelbësore. Dhe trembesh sepse nuk është në fuqinë tënde. Frika më e madhe ishte që nuk mund t’i ndihmoja dot”- u shpreh Mirela, emër jo i vërtetë, nxënëse në një shkollë të mesme.

Pamundësia për të ndihmuar shokun apo shoqen e mitur që bie pre e përdorimit të lëndëve narkotike, është frika më e madhe e kësaj nxënësje që vendosi të ndajë me Zërin e Amerikës, gjithçka di, ka parë dhe dëgjuar në mesin e bashkëmoshatarëve të saj, për këtë plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, në 5 vitet e fundit rreth 100 të mitur çdo vit, pjesa dërrmuese djem, janë përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, rreth 90% e tyre të moshës 15 deri në 17 vjeç. Edhe përse kjo shifër zë vetëm 4 % të totalit të personave të përfshirë në këtë vepër penale, sërish fenomeni është shqetësues duke marrë në konsideratë se kjo grupmoshë është në shënjestër të grupeve kriminale për rekrutime, ashtu siç dëshmon dhe Mirela, (emër jo i vërtetë).

“Jo të gjithë mund të bëhen shitës. Ka disa kritere. Ose duhet të jesh person shumë i qetë që arrin të përputhesh me njerëzit e tjerë, arrin të futesh, nuk dallohesh, je i fshehur, ose dikush që ke shumë njohje shumë shoqëri mund t’ja mbushësh mendjen të gjithëve të marrin produktin tënd. Janë në përgjithësi djem që targetojnë njerëz me vetëbesim të ulët që dinë të manipulohen lehtë. Thonë provoje njëherë, mund ta provosh me ne, pastaj një herë, dy, tre, dhe mbetesh i ndikuar”-vijoi Mirela, emër jo i vërtetë.

Fenomeni nuk është spontan, dhe qëllimet e grupeve kriminale janë të qarta, synojnë të miturit, sepse ata thyhen më lehtë dhe dalin me vështirësi nëse bien pre në këtë moshë. Zyrtarë të policisë i thanë Zërit të Amerikës se e kanë të njohur këtë fenomen dhe se kjo ka ka nxitur hartimin e paketës së sigurisë në shkolla në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe disa institucione të tjera. Në fund të vitit të shkuar policia arrestoi 600 shtetas në dy aksione kombëtare që kishin në fokus sigurinë në sistemin parauniversitar. Policia i tha Zërit të Amerikës, se zona më e nxehtë ku të miturit përfshihen në aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, është Tirana, duke veçuar 6 zona të saj.

Por synimi sipas saj kryesor mbetet parandalimi.

“E rëndësishme është që ngjarjet të parandalohen. Të merret informacioni dhe të minimizohen dëmet. Rëndësi ka parandalimi, ndaj bashkë më oficerët e sigurisë në shkolla jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm. Perimetri i kontrollit dhe sigurisë është jo më pak se 50 metra nga shkolla. Ne kemi identifikuar gjatë fazave të monitorimit, vëzhgimit dhe dokumentimit të aktivitetit kriminal që shpërndarësit e narkotikëve kanë ofruar cigare nxënësit tek gardhi i shkollës. Ai patjetër rekruton dikë. I jep një cigare falas dhe përmes tij shet 10 apo 15 të tjera tek bashkëmoshatarët e vet”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Rezar Velmishi, Shefi i Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Pjesa dërrmuese e të miturve që janë pikasur nga policia në konflikt me ligjin janë përdorues, dhe disa dhjetra shitës. Duke qenë se legjislacioni ofron atë që quhet një drejtësi penale miqësore më të miturit, me ta punohet për rehabilitimin e tyre. Mirela( emër jo i vërtetë ) tregon se sa rëndësi ka për të miturit përdorues apo shitës, një ambjent rehabilitues për ta.

“Duhet të ndjehen të mbrojtur të kuptuar pavarësisht se çfarë kanë bërë, si përdorues dhe shitës që ne do të jemi atje për ata, ne do të jemi gjithmonë për t’i ndihmuar. Një shtyllë ku ata mund të mbahen dhe mund të shprehen. Një shpatull ku mund të qajnë, sepse njerëzit që kanë rënë pre kanë luftrat e tyre të brendshme. Duhet të jemi atje për t’i tërhequr me qetësinë tonë, për t’i sjellë në vete”- vijoi Mirela, emër jo i vërtetë.

Autoritetet arsimore thonë se shërbimi psikosocial në shkollë organizon fushata ndërgjegjësimi me nxënësit si dhe takime me prindër, mbi fenomenin e shpërndarjes apo të konsumimit të lëndëve narkotike. Por drejtoresha e shkollës se mesme të përgjithshme “Qemal Stafa” në Tiranë thotë se ka dhe forma të tjera për t’i mbajtur nxënësit larg këtij fenomeni.

“Kemi ndjekur strukturë tjetër, sepse një bashkëmoshatar vepron më mirë me një bashkëmoshatar. Ndikojnë më mirë tek njëri- tjetri sepse është presioni moshor. Në këtë kuadër qeveria e nxënësve ka organizuar pa fund aktivitete. Janë ngritur struktura dhe rrjete informimi që bëjnë vetë trajnimin e nxënësve në klasa në tema të tilla, shëndeti riprodhues, përdorimi i drogës apo alkoolit”- u shpreh për Zërin e Amerikës Klotilda Jaupi, Drejtoreshë e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë.

Mësuesit duhet të jenë vigjilentë nëse hasin disa sjellje të dyshimta thotë drejtoresha e shkollës “Qemal Stafa”. Edhe pse në shkollën që ajo drejton nuk ka raste specifike, nga përvoja e saj ndër vite veçon disa prej tyre.

“Ne fokusohemi te sjellja e nxënësve. Nuk mundet një nxënës i mirë papritur të ndryshojë sjellje, të bëhet agresiv apo të ketë këputje. Si i dallojmë ne nxënësit që mund të jenë pre të situatave të tilla. Ata kanë një tendencë të vazhdueshme për të dalë nga klasa, për t’u fshehur nëpër cepa që nuk i kapin kamerat. Kur ju themi të sjellin prindërit, thonë nuk i kemi në Shqipëri. Kanë dobësi, të vjella, përgjumje, mungesë përqendrimi, anoreksi apo bëhen agresivë”- vijoi Klotilda Jaupi, Drejtoreshë e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë.

Mirela, nxënësja që kërkoi të mbetej anonim, dëshmoi për Zërin e Amerikës se në disa raste është ndodhur në vatrën e nxehtë, ku i është ofruar nga bashkëmoshatarët për të konsumuar lëndë narkotike, marijuanë.

“ Për faktin se ishin vetë përdoures dhe donin vetë ta konsumonin, mundoheshin të më detyronin dhe si mua ashtu dhe të tjerë të konsumonim bashkë me ta. Thonin – unë dua të pi, hajde ikim pimë bashkë. Më vjen keq ta them që kam parë dhe nga shoqëria ime që janë ndikuar, dhe e kanë bërë. Bëhet fjalë për të provuar si alkolin, cigaren, barin siç i themi ne, kokainën, heroinën, ekstazinën. Është e tmerrshme e fillojnë me marijuanë. Pasi e kanë konsumuar dhe trupi i tyre mësohet nuk ka më reagim ndaj saj, fillojnë dhe kalojnë në droga të forta”- dëshmoi Mirela, emër jo i vërtetë.

“Zakonisht pre janë individët që janë në situatë të vështirë ekonomike, mund të vuajnë nga bullizmi për shkak të pamjaftueshmërisë ekonomike. Janë fëmijë me prindër në divorc, sidomos kur kanë parë dhunë apo mohim të të drejtave të tyre, që mendojnë se duke ndjekur rrugë të tilla, shpëtojnë apo bëhen të pavarur”- vijoi Klotilda Jaupi, Drejtoreshë e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë.

Përveç shkollës, roli i familjes dhe i prindërve vlerësohet si një element i rëndësishëm për t’i mbajtur fëmijët larg fenomneve negative, pasi pjesën më të madhe të ditës nxënësit e ndajnë me familjen.

“Çdo prind që dëshiron mbarëvajtjen e fëmijës së tij dhe shëndetin emocional e kupton fare mirë në momentin që një fëmijë ndryshon emocionalisht. Nëse ne nuk koordinojmë punën me shkollën, mendoj se do ta kemi shumë të vështirë të shkojmë në faza të tjera, përshembull nëse një fëmijë bëhet vartës i lëndëve narkotike, ta kthejmë në normalitet, pasi kërkon shumë punë, shumë aktorë dhe nivel të lartë ekspertize e kështu me radhë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Albert Gjoka, prind fëmije në shkollë të mesme.

Mirela, (emër jo i vërtetë )nxënëse në një shkollë të mesme mendon se prindërit kanë një rol vendimtar për ecurinë e fëmijës së tyre në jetë.

“Prindërit duhet të kryejnë rolin e prindit tek adoleshentët. Nëse do një marrëdhënie të sigurt duhet ta bëjë fëmijën të ndjehet i sigurt. Tek adoleshentët duhet të kryejnë dhe rolin e mikut, sepse është vënë re fakti se adoleshentët hapen më mirë me miqtë e tyre se sa me prindërit, sepse është ajo frika se prindi është një figurë autoritare dhe mund ta dënojë atë fëmijë. Shkolla bën mjaftueshëm por ndonjëherë është dhe individuale. Nëse ti e ke zgjedhur atë rrugë dhe do ta vazhdosh nuk ka njeri që të ndalon sado që pas teje, është shkolla, prindi, një mik apo mikeshë”- u shpreh Mirela, emër jo i vërtetë.

Mirela thotë se secili mund të bëjë aq sa mundet për të luftuar fenomenin, pasi sot është shumë shqetësues fakti se grupet kriminale e kanë ulur moshën e rekrutimit, të të miturve edhe në shkollën 9-vjeçare. Ajo është dëshmitare se si arrihet të shpëtohet një shok apo shoqe.

“S’mund ta them se e kam bërë unë. Por shoqja e një shoqes time të ngushtë kishte rënë pre e lëndëve narkotike dhe nuk mund ta linte më. Shoqëria e saj e ndihmoi, i hap sytë. Shoqja ime e ndihmoi shumë, dhe për hir të saj, ajo i la të gjitha. Tani e di që ajo është dukë bërë më të mirën për veten e saj”- vijoi Mirela, emër jo i vërtetë.

Përfshirja e të miturve në aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, merr një përmasë të re edhe me zhvillimet teknologjike. Rrjetet sociale janë një hapësirë ku ata mund të bien pre e grupeve kriminale. Autoritetet po i kushtojnë rëndësi sigurisë në shkolla, por fenomeni nuk kufizohet vetëm aty dhe vijon të mbetet shqetësues dhe sfidë për gjithë shoqërinë.

Marrë nga VOA

te mitur droge shqiperi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë