LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Thellohet afera e incineratorëve, LSI nxjerr sërish fatura dhe transaksione (VIDEO)

Skandali i incineratorëve në Shqipëri, dyshime për fatura false dhe evazion fisakl. Në padinë shtesë që po përgatitet, pritet të bashkangjiten fatura, që sipas LSI, përbëjnë evasion fiskal në afro 189 milionë dollarë.

5 Korrik 2022, 20:52 Nga k.m.
VOA: Thellohet afera e incineratorëve, LSI nxjerr sërish fatura dhe
Monika Kryemadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që të dorëzojë në SPAK një shtesë padie për korrupsion të dyshuar në incineratorin e Tiranës. Përfaqësues të saj po shfaqin në media prej dy ditësh dokumente të ndryshme dhe deklarojnë se kanë siguruar disa qindra fatura false, me të cilat është realizuar evasion fiskal masiv.

Skandali i incineratorëve në Shqipëri, dyshime për fatura false dhe evazion fisakl. Në padinë shtesë që po përgatitet, pritet të bashkangjiten fatura, që sipas LSI, përbëjnë evasion fiskal në afro 189 milionë dollarë.

Afera e incineratorëve në Shqipëri po kthehet në qendër të vëmendjes me dokumentet që po shfaq LSI prej dy ditësh. Sipas drejtuesve të saj, dokumentet provojnë një evazion fiskal deri 189 milionë dollarë me fatura false, të marra nga buxheti i shtetit dhe të përvetësuara nga skema korruptive me pjesëmarrje të zyrtarëve dhe privatëve.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se në kryeqytet nuk ekziston një incinerator, se atje është vetëm një landfill i zakonshëm, ndonëse kryeministri Rama i tha komisionit hetimor parlamentar se në incineratorin e kryeqytetit janë bërë 128 milionë euro investime dhe se tani do të merrnim shërbimin me 29 euro për ton mbetje.

Ajo theksoi se ende nuk e ka dorëzuar shtesën e padisë në SPAK, por edhe me dokumentet e depozitura atje më herët autoritetet mund të ndërhyjnë për të frenuar një skemë korruptive të ngritur në incineratorin e kryeqytetit, i cili është një investim që nuk ekziston, sipas saj.

“Fusha e betejës tonë është SPAK-u. ne jemi në SPAK dhe do të vazhdojmë të gjithë dokumentet në SPAK. Nga ana e tij SPAK është një momentin që të dëshmojë se është një arbitër i drejtë dhe është fryt i asaj reforme në drejtësi, për të cilën kanë votuar 140 deputetë të Kuvendit” – tha zonja Kryemadhi.

Por si funksionojnë skemat mashtruese me rimbursimin e tvsh dhe investimet false në Shqipëri?

Vëzhguesit e ekonomisë pohojnë se në rastin e shfaqur dy ditët e fundit ka dy lloj abuzimesh: mashtrim me rimbursimet e skemës së TVSH-së si dhe transaksione false, se gjoja janë bërë blerje dhe investime. Specialistët vërejnë se 24 firmat, që kanë bërë biznes me kompaninë e incineratorit të kryeqytetit, kanë kryer vetëm transaksione, por nuk kishin punonjës të punësuar dhe aktivitet ekonomik, por edhe ndryshonin pronësi dhe status, nga aktive në pasive, për periudha të shkurtëra kohe.

Sipas tyre, në këtë mënyrë edhe investimi i pretenduar për incineratoret nuk është kryer, edhe pse paratë janë lëvruar nga buxheti i shtetit. Ekspertë të ekonomisë pohojnë se skemat e mashtrimit me rimbursimin e tvsh-së janë shumë më të përhapura në bizneset e mëdha të Shqipërisë.

Kjo konfirmohet edhe nga një raport i fundit i FMN-së, në të cilin thuhet se, sektori i ndërtimit, nxjerrjes dhe eksporti i kromit janë fushat kryesore ku po përdoret kjo skemë.

Fillimisht krijohen kompani false, që lëshojnë befas fatura me tvsh në shuma të mëdha, dhe me vonë pezullojnëaktivitetin dhe zhduken nga sistemi elektronik tatimor.

Kompanitë e mëdha deklarojnë se u detyrohen rimbursime tvsh-je këtyre kompanive të vogla, dhë bëjnë kërkesë për rimbursim. Shenja e parë që bien në sy këto falsifikime është fakti se kompanitë e reja shfaqen papritur dhe lëshojnë fatura shumë të mëdha, në mënyrë që edhe rimbursimi i tyre 20 për qind të jetë i madh. Sistemi elektronik i tatimeve mban në database të vet gjurmët e këtyre firmave, edhe pse ato zhduken. Ky sistem ka një numër të madh kriteresh për vlerësimin e riskut, dhe sapo këto shkelen, kompanitë bëhen subjekt i dyshimit, analizës së detajuar, e në disa raste edhe i hetimit tatimor.

Nëse një kompani e panjohur deri dje, pohojnë ekspertët, kryen veprimin e parë me 2 milionë euro, për shembull, sistemi tatimor ka të gjitha mundësitë teknike dhe profesionale për ta gjurmuar, duke filluar me një flamur dyshues mbi të, që ta ndjekë me kujdes. Sistemi është shumë bashkëkohor dhe shquan shpejt rastet e dyshuara për t’u ndjekur sipas procedurave përkatese kundër evazionit fiskal, i cili edhe në Shqipëri është vepër penale, theksojnë ata.

Qeveria Rama i ka hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet e opozitës për korrupsion 430 milionë euro gjatë ndërtimit të tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Edhe kur u arrestua ish ministri i mjedisit Lefter Koka në dhjetor, edhe kur arrestua ish deputeti Alqi Bllako në mars, kryeministri Rama tha se ata kanë llogari personale me drejtësinë, dh eps nuk është strehë as zyrë avokatie e askujt. Të pandehurit Koka dhe Bllako, të akuzuar për korruosion dhe shpërdorim detyre, nuk i kanë pranuar akuzat, duke thënë përmes avokatëve se kanë zbatuar vetëm ligjin dhe presin proces gjyqësor për të shpjeguar saktësinë e veprimeve të tyre./ VOA

monika kryemadhi skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen