Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se 21-vjeçari me inicialet R. S dhe 36-vjeçari A. P. kanë vjedhur para tre ditësh 1.5 milionë lekë në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës.
TIRANË- Ditën e sotme janë identifikuar dhe arrestuar dy aotirët e dyshuar të vjedhjes së një marketi në Tiranë. Mësohet se 21-vjeçari me inicialet R. S dhe 36-vjeçari A. P. kanë vjedhur para tre ditësh 1.5 milionë lekë në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës.
Nga ky operacion janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që u gjet në banesën e njërit prej të arrestuarve. 21-vjeçari akuzohet për veprat "Vjedhja" me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", ndërsa 36-vjeçari akuzohet "Vjedhja" me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim".
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, të angazhuara maksimalisht për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre. Finalizohet operacioni policor i koduar "Kasaforta".
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja e një shume parash në kasafortën e një marketi, në Rrugën e Dibrës. Identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar të vjedhjes. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që u gjet në banesën e njërit prej tyre. Sekuestrohen edhe një pjesë e parave të dyshuara të vjedhura dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të depozituar nga një shtetas, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë parash në kasafortën e biznesit të tij, në Rrugën e Dibrës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat, gjatë operacionit policor të koduar "Kasaforta", u identifikuan dhe arrestuan dy autorët e dyshuar, shtetasit: - R. S., 21 vjeç, banues në Pukë, për veprat "Vjedhja" me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 134/3-25 dhe 278/1 të Kodit Penal;
- A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja" me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3-25 i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më datë 21.10.2024, pas mesnate, kanë vjedhur 1 500 000 lekë në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur të groposur 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municionin luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pjesë të parave të dyshuara të vjedhura dhe veshje që autorët kanë përdorur gjatë vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
agron kulicaj TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj ka dëshmuar për rreth nj&e...
Foto ilustruese FRANCË- Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar të martën nga autoritetet franceze me katër...
banesa e djegur FIER- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Fier, ku një 42-vjeçar ka tentuar të vrasë...
Mat MAT- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Mat. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur ...
agron kulicaj TIRANË- Ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj është paraqitur paraditen e sotme në P...
droga GREQI- Një parcelë droge u zbulua pak ditë më parë në Greqi ku u sekuestruan 1253 bimë marijuanë dhe rre...
Foto ilustruese ITALI- Katër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi akuzohen se merren me trafikimin e substancave nark...
foto ilustruese GREQI -Një sherr mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngj...
foto ilustruese TIRANË- Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të kenë prioritet për sta...
Foto ilustruese TIRANË- Për të shtatën vit radhazi shteti i së drejtës ka rënë në nivel global, sipas Indeksit...