11 Mars 2024, 08:50
Nga M.B
Armë
TIRANA- Katër të mitur të moshave 14 dhe 15-vjeç janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë vjedhur disa pjesë automjetesh në një biznes në autostradën Tiranë-Vorë. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën ai e publikonte dhe në rrjete sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Tiranë/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, finalizohet operacioni policor i koduar "Hand". Në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe kanë vënë përpara përgjegjësisë penale, autorët e një vjedhje të kryer në një biznes, në autostradën Tiranë-Vorë.
Procedohen penalisht 4 shtetas të mitur. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak, që u gjet në banesën e njërit prej këtyre shtetasve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pasi kanë siguruar informacione për 4 shtetas të mitur, të cilët dyshohet se kryenin vjedhje të ndryshme, si dhe njëri prej tyre mbante në banesë, armë zjarri, dhe publikonte foto të saj në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre rasteve dhe vënien e autorëve të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.
Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar "Hand", si rezultat i të cilit u proceduan penalisht 4 të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh, në një biznes, në autostradën Tiranë-Vorë. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën ky shtetas e publikonte dhe në rrjete sociale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
tirana policia
Aktualitet
11 Mars 2024, 07:01
N.F
Moti
TIRANË- Ditët e sotme pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herë...
Aktualitet
10 Mars 2024, 22:28
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHKODËR- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkodër. ...
Aktualitet
10 Mars 2024, 19:56
N.F
Pamje nga aksidenti
VLORË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës. M&eu...
Aktualitet
10 Mars 2024, 19:41
N.F
Elia Zaharia
TIRANË- Pas videos ku shihen përplasjet mes princ Lekës dhe Elia Zaharias ka ardhur edhe reagimi i parë i kësaj ...
Aktualitet
10 Mars 2024, 19:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË-Në Shqipëri, përfshirja e të miturve dhe të rinjve në vepra penale po bëhet një fenomen...
Aktualitet
10 Mars 2024, 17:48
N.F
22-vjeçarja nga Venezuela
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me incidentin e regjistruar pak ditë më par&e...
Aktualitet
10 Mars 2024, 16:50
N.F
Autorët e sulmit
GREQI- Dy transgjinorë janë sulmuar mbrëmjen e djeshme në sheshin Aristoteli në qendër të Selaniku...
Aktualitet
10 Mars 2024, 16:11
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- 2 persona janë arrestuar në Tiranë pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së b...
Aktualitet
10 Mars 2024, 16:11
N.F
Mikea Zaka
ITALI- Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së një lokali në Itali tregojnë moëmentin e atentatit nd...
Aktualitet
10 Mars 2024, 15:55
h.k
Foto ilustruese
UKRAINA-Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur vendosmërinë e Evropës për të mbrojtur arkitekturën e sa...