Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Punonjësja me detyrë përgjegjëse e zyrës postare, dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre.
KORÇË- Policia ka nisur hetimin për dy punonjëset e postës në Devoll. Ato dyshohen se kanë vjedhur 22 milionë lekë nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Punonjësja me detyrë përgjegjëse e zyrës postare, dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre.
Ndërsa punonjësja me detyrë arkëtare-llogaritare, dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash. Kjo për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja, përgjegjëse e zyrës postare.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, për shtetaset:
P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll. E. Ç., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll.
Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja./Dosja.al
foto ilustruese ITALI- Qeveria italiane ka prezantuar një paketë të re masash për sigurinë publike, e cilësuar nga vetë ...
Foto ilustruse KORÇË- Babai i të ndjerit, Martin Çeços është proceduar penaisht nga policia, pas deklaratave se do...
Foto ilustruse GREQI- Oficerët e policisë së Krimit të Organizuar kanë arrestuar dy shqiptarë 44 dhe 47 vjeç. Ata...
FIER- Motra e Fred Lamaj, policit që dhunoi babë e bir në Fier, ka dalë me një deklaratë publike për të sqaruar&...
Foto ilustruse SHKODËR- Situata e shkaktuar nga përmbytjet dhe moti i keq është përmirësuar në qarkun e Shkodrës. N...
foto nga vendngjarja SHKODËR- Një 22-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke kontrabanduar 420 kg duhan nga Mali i Zi. S...
Foto ilustruse DURRËS- Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy personat, të cilët kanë zhvilluar takime në paraburgimin e Durr&...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar emrat e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të narko...
Foto ilustruese DURRËS- Policia shtetit ka konfirmuar zyrtarisht që drejtuesi i automjetit në aksidentin tragjik një natë më ...
TIRANË- Ambasada Amerikane ne Tiranë, ka postuar në faqen e tyre zyrtare, një njoftim ku theksohet prioriteti i Trump për ...