LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçarit në Itali nga mafia shqiptare/ Flet nëna e parukierit: Djali im nuk kishte lidhje me mafian shqiptare

Sipas gazetës italiane, La Reppublica, nëna e të riut italian është shprehur se, djali i saj nuk kishte të bënte fare me mafian shqiptare

27 Maj 2026, 21:42 Nga D.S

Vrasja e 26-vjeçarit në Itali nga mafia shqiptare/ Flet nëna e

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e parukierit 26-vjeçar në Barletta të Italisë. Sipas gazetës italiane, La Reppublica, nëna e të riut italian është shprehur se, djali i saj nuk kishte të bënte fare me mafian shqiptare.“Ai kishte një rreth njohjesh që nuk më pëlqente. Kemi debatuar për këtë.”, tha nëna e tij, Maria Marzocca.

Dhe pasi djali i saj u vra, ajo shkoi t’ua tregonte hetuesve. “Kishim frikë, sepse këta janë njerëz të rrezikshëm, por nuk mund të ndalesha, ma kanë shqyer lëkurën dhe zemrën.”, u shpreh nëna e tij.

Vrasja e parukierit 26-vjeçar, Francesco Diviesti, ishte një "larje hesapesh" e planifikuar nga një grup droge. Ky grup drejtohej nga një shqiptar 40-vjeçar i quajtur Igli Kamberi. Viktima u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i vdekur katër ditë më pas.

Sipas prokurorëve Daniela Chimienti, Ettore Cardinali dhe Vito Valerio, autorët e vrasjes janë Igli Kamberi, Nicola Di Benedetto dhe Antonio Lanotte, të cilët e morën me forcë Diviestin nga Barletta dhe e çuan në një gurore mes Minervino-s dhe Canosa-s, ku e vranë me pesë plumba të qëlluar nga dy armë. Më pas trupi u dogj.

Krimi lindi nga një borxh prej 500 eurosh për një sasi droge që Diviesti kishte marrë nga grupi dhe më pas kishte menduar ta shlyente duke i ofruar Kamberit një makinë me qira. Pas kthimit të automjetit, 26-vjeçari kishte ende 300 euro pa paguar. Por ai kishte kundërshtuar kilometrazhin e bërë me makinën dhe kishte shpjeguar se nuk do të jepte para të tjera.

I riu u detyrua të gjunjëzohej dhe, pas plumbave të parë, mori goditje edhe në fytyrë. Mizoria e ekzekutimit duhej të shërbente si paralajmërim për të tjerët, përfshirë mikun e Diviestit, i cili ishte rrahur brutalisht në një lokal dhe që duhej të vdiste bashkë me të. Sipas hetimeve të DIA-s dhe policisë së Andria-s, ai shpëtoi vetëm sepse më 25 prill u arrestua për armëmbajtje.

Kamberi në Barletta kishte ngritur një grup të qëndrueshëm dhe dominues në trafikun e drogës, fitimet milionëshe të të cilit dërgoheshin më pas në Shqipëri për t’u pastruar. Në dy operacione të DIA-s u sekuestruan 680 mijë dhe 400 mijë euro.

Përveç pesë arrestimeve në Barletta, u ekzekutuan edhe dhjetë masa sigurie në Shqipëri, në kuadër të një hetimi tjetër të koordinuar nga Prokuroria Speciale e Tiranës, me të cilën DDA e Barit vazhdon të bashkëpunojë, me nxitjen e prokurorit Roberto Rossi./Dosja.al

igli kamberi

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel