Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërsa, personi i dytë që urdhëroi vrasjen, Mikael Qosja u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tij në krim. Gjykata vendosi se nuk kishte rrethana lehtësuese. Gjithashtu edhe ekzekutori i vrasjes, Flobenc Mecja, mori dënim të përjetshëm.

BRUKSEL- Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel ka dënuar bosin e mafies Franc Çopja me 25 vjet burg të hënën në mbrëmje për vrasjen e Ardit Spahiut, ngjarjes e ndodhur më 27 nëntor 2020, në Molenbeek. Sipas gjykatës, Çopja urdhëroi vrasjen nga Dubai.
Ndërsa, personi i dytë që urdhëroi vrasjen, Mikael Qosja u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tij në krim. Gjykata vendosi se nuk kishte rrethana lehtësuese. Gjithashtu edhe ekzekutori i vrasjes, Flobenc Mecja, mori dënim të përjetshëm.
Përveç tyre, Elton Roci u dënua me 20 vjet burg, Elvis Murataj me 8 vjet, dhe Eljo Bitri me 5 vjet burg. Ky i fundit ka bashkëpunuar me drejtësinë që nga nëntori i 2023 dhe është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas gjykatës, dënimi më i lehtë i Bitrit i dedikohet pendesës, dëshirës për të nisur një faqe të re dhe pranimive të fajësisë gjatë hetimeve.
Lufta e klaneve Çopja- Alibej
Gjykata kishte shpallur shqiptarët fajtorë si autorë ose bashkëpunëtorë në vrasjen e 38-vjeçarit Spahiu. Ai kishte ikur në Belgjikë në 2019, për shkak të frikës për sigurinë e tij në Shqipëri. Atje po zhvillohej një luftë klanesh mes klanit të Çopjas dhe familjes Alibej. Në kuadër të kësaj lufte u dha urdhri për vrasje.
Të dy klanet mafioze përmenden në hetime për trafik të madh kokaine, shkruajnë mediat belge. Më 27 nëntor 2020, Spahiu u largua nga një lokal në rrugën Condor në Molenbeek dhe teksa dilte jashtë, u qëllua nga një person që zbriti nga një makinë. Ai u qëllua nëntë herë dhe mori 18 plagë të ndryshme nga plumbat, duke ndërruar jetë menjëherë.
Në qershor 2021, pas zbërthimit të mesazheve të koduara Sky ECC, hetuesit arritën të identifikojnë disa nga protagonistët e vrasjes. Franc Çopja u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Belgjikë në dhjetor 2023. Ai pretendonte se ishte vendosur në Dubai për të zhvilluar tregti me tekstile dhe makina./Dosja.al
Kevin Muharremi ITALI- Mediat italiane kanë publikuar detaje të tjera në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi n...
Gjuta hotel TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë burg Erisjaldo Gjutë, të dashurin e 18-vjeçares, Natalia Murati e cila t...
Shkolla në Kukës KUKËS- Policia e Kukësit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë ...
hidrocentralet në kaskadën e Drinit SHKODËR- Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH), ka nisur shkarkime të kontrolluara nga h...
foto ilustruese TIRANË- Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë natës në zonat veriore dhe juglindore të vendit. Autori...
Burrel–Skuraj BURREL- Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh ...
TIRANË- Në fund të vitit 2023, Shqipëria u zgjua në "emergjencë mjedisore”. Qeveria paralajmëroi se ujë...
Shkolla KUKËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kukës, ku një nxënës i një sh...
Policia TIRANË- Besmir Dervishi është emëruar nëndrejtor i ri i Policisë së Tiranës, duke zëvendësuar n&...
KORÇË- Moti i keq ka shkaktuar problematika në disa akse rrugore. Mësohet se, në disa segmente, si Libonik–Rëmbec&n...