Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në seancë ishin të pranishëm edhe prindërit e Martin Canit, Engjëll dhe Florina Cani.
TIRANË- Është shtyrë seanca gjyqësore për Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani. Sipas informacioneve shtyrja e seancës për në 27 mars është vendosur për shkak të mungesës në gjyq të të miturit tjetër i cili mbeti i plagosur në konflikt. Në seancë ishin të pranishëm edhe prindërit e Martin Canit, Engjëll dhe Florina Cani.
Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi më 10 shkurt kërkesën e Përlleshajt për zëvendësim të masës së sigurisë "arrest në burg". Ndaj 14-vjeçarit rëndon akuza e "Vrasje në rrethana cilësuese", “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Përlleshaj mbahet te burgu i të miturve në Kavajë. Sipas Kodit Penal për këtë vepër dënimi varion nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm, por për shkak të moshës së mitur të autorit, maksimumi i dënimit për të është 12 vite burgim.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
FRANCË- Edison Pula është arrestuar, bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë të cilët akuzohen për vjedhjen ...
edison pula FRANCË- Gjashtë anëtarë të dyshuar të një bande kriminale shqiptare të quajtur "Nikla", janë ...
Foto ilustruese TIRANË- Të paktën 200 punonjës të institucioneve publike që kanë në fushën e tyre të akti...
Prindërit e 14-vjeçarit TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës do të mbahet seanca ndaj autorit të dyshuar të vr...
Shkoder SHKODËR- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKTM ka vijuar ditën e sotme me aksioni i prishjes së ...
Parate e sekuestruara DURRËS- Një 36-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme ne Portin e Durrësit. Ar...
gjkko TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar ankimin e Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xox&...
Foto ilustruese KOSOVË- Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 mars...
TIRANË- Në dukje, këta janë dy turistë të huaj, mes shumë e shumë të tjerëve që zbresin çdo dit&...
foto ilustruese TIRANË- Niveli ekonomik i të rinjve prodhon arritje të ulëta mësimore sidomos në matematikë vë...