Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Seanca e sotme plenare u ndërpre pasi Dokoli u ndje keq. Ai tregonte edhe shenjat që kishte në trup për shkak të kimioterapisë e operacioneve që po bënte.
TIRANË- Klajdi Dokoli, i akuzuar për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan ka mohuar akuzat në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar. I pranishëm në seancën e sotme, Dokoli tha se nuk e ka njohur dhe takuar kurrë viktimën Gentjan Nezirin dhe se lajmin e kishte parë në televizor. Ai rrëfeu se është i sëmurë dhe vazhdon kimioterapinë e nuk e kuptonte pse ishte vënë në pranga. Seanca e sotme plenare u ndërpre pasi Dokoli u ndje keq. Ai tregonte edhe shenjat që kishte në trup për shkak të kimioterapisë e operacioneve që po bënte.
“Nuk e kam njohur dhe takuar asnjëherë Gentian Beqirin, lajmin për vrasjen e tij e kam marrë vesh nga televizori, në atë kohë isha në shtëpi, pasi isha aksidentuar me motorin e një shokut tim. Unë jam rritur jetim pasi babi më ka vdekur kur isha i vogël dhe me mamin dhe motrën kemi jetuar në afërsi të bashkisë së Pogradecit pasi aty kishim një dyqan që shisnim produkte të ndryshme. Se kuptoj se përse unë jam këtu, unë jam i sëmurë dhe vazhdoj kimioterapinë. Që në klasën e 7-8 unë kam ikur në Itali dhe jam kuruar sepse m’u shfaq kjo sëmundje që kam edhe sot. Atje kam qëndruar për 5-6 muaj. E gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me spitalin. Kam punuat disa herë jashtë në ndërtim punë të lehta si ndihmës bojaxhi për lyerjen e objekteve të ndryshme. Asnjëherë në jetën time nuk kam pasur probleme me drejtësinë. Nuk kam vajtur kurrë në vendin e ngjarjes se unë nuk jam hetues policie. Etien Canin e kam dëgjuar si emër kur isha 10-12 vjeç kur loznim futboll mes shkollave nuk e di nëse bëhet fjalë për të njëjtin person, Olsi Lekun dhe Ervis Bardhin nuk i njoh. Emrin e Ardian Çapjas e kam dëgjuar për herë të parë në emisionin Opinion në TV KLAN kur gazetarët kanë publikuar një foto të tij me kryeministrin. Kam punuar një periudhë tek kolaudimi i makinave, njerëzit më jepnin dokumentet dhe unë mbaja radhën, ose me ndonjë njohur u fusja makine pa radhë për këtë gjë merrja 500-3 mijë lekë. Në atë kohë kujtoj që më kanë rënë në dorë një dokument me emrin e Florenc Çapjat por se kam parë kurrë si fytyrë se kam njohur asnjëherë”, tha i akuzuari.
Klajdi Dokoli po gjykohet bashkë me Ardian e Florenc Çapjan si dhe Etjen Canin dhe Olsi Lekun në lidhje me krimin e dyfishtë.
Por si ndodhi vrasja e babë e bir në Elbasan?
Gjithçka nisi pas vrasjes së Sokol Çapjas në Elbasan, më 26 dhjetor të vitit 2005. Gentian Beqiri bashkë me babain e tij është një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas. Në 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjas. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapjes dhe e plagosën atë, i cili më pas vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.
Vrasja e Gentian Beqirit dhe babit të tij, Nezirit ndodhën në vitin 2012. Ky i fundit ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen, ndërsa në kërkim Jorgo Leka. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë. Ndërsa Bardhi në dëshmi ka deklaruar se bashkë me Lekun qëlluan Gentianin. Më pas Jorgo Leku ka qëlluar babain e tij. Vrasja është kryer me sende të forta si rrahje dhe mbytje me jastëk.
Eriselda Sefa TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka lënë në fuqi gjobën ndaj kryetares së Lushnjes, Eriselda...
Makina dhe këmbësorët TIRANË- Policia e Tiranës ka pikasur shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Në një...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Bordet e karburanteve dhe ato të shportës ushqimore nuk do të shkrihen. Këtë e bëri të dit...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në vend, Delina Ibrahimaj bëri të ditur ditën e sotme dy vendime...
Droga në Tiranë TIRANË- Katër persona janë vënë pais akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkot...
Arma BULQIZË- Tre persona janë arrestuar nga policia në Bulqizë pasi bënin pjesë në një grup që merrej me shp&...
Universiteti TIRANË- Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë paralajmëruar protestë. Protesta do të...
Policia italiane TIRANË- Italia ka refuzuar ekstradimin e shqiptarit Alban Malavecit. Ekstradimi u refuzua me argumentin se arsyeja e ndalimit t&...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Në afërs...
Policia ELBASAN- Një 53-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar të afermen dhe fëmijën e saj të...