27 Maj 2025, 10:57
Nga N.F
Noterja
GREQI- Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet greke si autorë të dyshuar të vrasjes së noterës 69-vjeçare Mariza Tertseti Papadata, e cila u gjet e pajetë pranë shtëpisë së saj në Zakynthos në muajin shkurt. Të arrestuarit janë baba, bir dhe xhaxha.
Emrat e tyre nuk janë bërë publikë, por lidhja e tyre familjare dhe origjina shqiptare janë konfirmuar zyrtarisht nga policia. Ngjarja u zbardh pas hetimeve të Departamentit të Vrasjeve, ku një rol kyç pati rrëfimi i xhaxhait, banues në Nemea. Ai u shoqërua për marrje në pyetje dhe, pas përballjes me provat e mbledhura, pranoi përfshirjen dhe zbuloi detaje të planit për grabitje.
Sipas tij, një ditë para ngjarjes, kishte udhëtuar drejt ishullit ku banonte i vëllai, me të cilin ishin dakordësuar për të grabitur viktimën, për të cilën kishin dijeni se mbante para në banesë. Të dy vëllezërit u strehuan në një ambient me qira të marrë nga djali – i cili kishte rolin e shoferit – dhe të nesërmen, të maskuar me kapuçë, doreza dhe maska, i zunë pritë viktimës pranë banesës së saj. Sipas dëshmisë, kur ajo u përpoq të rezistonte, ndodhi përplasja fatale.
Noterja u godit me thikë në kofshë dhe humbi jetën për shkak të hemorragjisë së madhe. Mjeku ligjor konfirmoi se plagët ishin shkaktuar nga armë e mprehtë dhe se vdekja kishte ndodhur brenda pak minutash. Pas ngjarjes, babai dhe xhaxhai u larguan në këmbë për më shumë se një orë, derisa djali i mori me makinë. Rrobat e përgjakura u dogjën dhe arma e krimit u zhduk. Vetëm babai nuk ka pranuar autorësinë e goditjes, ndryshe nga djali dhe vëllai i tij, të cilët rrëfyen gjithçka.
vrasja e noteres në greqi
Aktualitet
27 Maj 2025, 09:32
N.F
Foto ilustustruese
BELGJIKË- Autoritetet belge kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku kanë goditur një organizat...
Aktualitet
27 Maj 2025, 09:16
N.F
Droga
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë në qytetin e Brescias. Mësohet se nga ky o...
Aktualitet
27 Maj 2025, 08:52
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 60-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi rezulton se është dënuar me b...
Aktualitet
27 Maj 2025, 08:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht nga Shqipëria “Defender Europe 25”, nj&eu...
Aktualitet
27 Maj 2025, 08:30
N.F
Lame
TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet sot në banesën e fundit. Familja Lame ka njoftuar se ...
Aktualitet
27 Maj 2025, 07:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sot do të zhvillohet etapa e dytë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë. Për...
Aktualitet
27 Maj 2025, 07:20
M.B
Pjesë nga emisioni
TIRANA- Bashkëpunëtori i “Tak-Fak” që u infiltrua në qendrën e masazheve, që vetëm e...
Aktualitet
27 Maj 2025, 07:10
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Albcontrol njoftoi së fundmi në sistemin e prokurimeve se lidhi kontratën me kompaninë fituese T B S 96 SHPK p&e...
Aktualitet
27 Maj 2025, 07:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore me origj...
Aktualitet
26 Maj 2025, 22:57
I.A
Objeki
DHëRMI- Një objekt i çuditshëm është shfaqur ditën e sotme në Dhërmi. Në videon e publikuar nga ...