6 Janar 2023, 16:01
Nga A.B
Albano Velo dhe Andrew Bode
TIRANË- Andrew Bode, ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa, u pajis me pasaportë të re vetëm 1 ditë përpara se të shpallej në kërkim. 'Tv Klan' mëson se ai ka aplikuar për pasaportë në vendin e lindjes së tij, në Berat më 29 Dhjetor, 13 ditë pas vrasjes që kreu në zonën e Selitës.
Më 30 Dhjetor ai e ka tërhequr pasaportën në mënyrë të përshpejtuar, ndërsa më 31 Dhjetor policia arrestoi bashkëpunëtorin e tij, Albano Velon dhe e shpalli në kërkim 44-vjeçarin beratas, që jetonte në një shtëpi me qira te Kodra e Diellit.
Marrja e pasaportës ka qenë hera e fundit që ai ka lënë gjurmë.
Pas marrjes së dokumentit të identifikimit, dyshohet se ai mund të jetë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale. Ndërsa pasaporta mund të jetë përdorur prej tij për të lëvizur nga një vend anëtar i BE në ndonjë tjetër, për të humbur gjurmët. Vendi në të cilin mund të ketë kaluar kufirin ilegalisht dyshohet se është Greqia. Ai ka jetuar më parë atje dhe rezulton se ishte dënuar për trafik droge, dënim prej të cilit ka ndyshuar edhe emrin nga Ervin në Andrew.
Prokuroria e Tiranës kërkoi sot masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, ndërsa Bode pritet të shpallet në kërkim ndërkombetar. Pamjet filmike si dhe prova të tjera të pakontestueshme provojnë se ishte Bode që qëlloi biznesmenin Papa, ndërsa i arrestuari Albano Velo e ka ndihmuar ta ndjekë dhe ta largojë nga vendi i ngjares. Velo dhe Bode rezulton të kenë pasur miqësi me Aleksandër Sadikajn, të vrarë në Qershor të vitit 2022 dhe dyshohet se vrasja e Edmond Papës mund të jetë e lidhur me këtë ngjarje.
andrew bode edmond papa
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:46
I.A
Ksamili
BELGJIKË- Pas BBC-së dhe një gazetë belge ka shkruar për bukuritë e Shqiëprisë dhe kryesisht K...
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:58
A.B
Mjeket
Për të veshur bluzën e bardhë, sikurse edhe për t’u bërë mësues, nuk mjaftojnë vetëm pes&eum...
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:34
I.A
Protesta
BILISHT- Protesta e punonjësve të rrobaqepsisë në Bilisht duket se ka sjellë zgjidhjen e problematikave të ngritura ...
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:38
A.B
Pajisje
Në shërbimin e kardiokirurgjisë janë ndërprerë ndërhyrjet kirurgjikale për shkak se në sallat e operac...
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:35
A.B
Spital
TIRANË- Virozat e stinës dhe gripi që është në qarkullim kanë sjellë një fluks të shtuar në u...
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:09
F.M
Astrit Hado
TIRANË- Drejtori i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado ka deklaruar se pensionistët nuk kanë pse të krijojnë ra...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:57
A.B
Ambulanca
ITALI- Granit Marku, 28-vjeçari shqiptar i cili pranoi para gjyqtarit krimin e kryer, do të mbetet në burg. Mediat italiane rapo...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:37
A.B
Kodimi
TIRANË- Zbatimi i kurikulës së kodimit në klasa të para është një nga risitë e prezantuara nga kryemini...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:17
I.A
Policia
DURRËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës për vepra të ndryshme penale. Një 46-vje&cc...
Aktualitet
6 Janar 2023, 13:50
a.l
moti
TIRANË- Dy javët që lamë pas janë karakerizuar nga një mot kryesisht i kthjellët dhe pranveror edhe pse jemi në...