21 Prill 2025, 12:00
Nga r.ll
muhamed lika
KOSOVË- Shtatë persona janë arrestuar në Kosovë, pasi dyshohen se kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e rreshterit Muhamed Lika më 1 prill. Arrestimet janë kryer gjatë një aksioni të gjerë policor mëngjesin e së hënës. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çekini, thanë gjatë një konference për media se motivet e vrasjes së tij ka mundësi të kenë lidhje me “punën e tij si zyrtar policor”.
Hoxha bëri me dije se disa nga të dyshuarit në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, kanë të kaluar kriminale. Ai tha se disa prej tyre kanë qenë të arrestuar për raste që lidhen me thirrje ekstremiste.
“Ne kemi arritur të sigurojmë prova, dëshmi të cilat e lidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit tonë. Mbetet të shihet backgroundi i tyre. Disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale, kanë qenë të arrestuar edhe për raste të mëhershme, e që ndërlidhen me thirrje ekstremiste. Për çështjen e terrorizmit duhet ta shohim pastaj sepse hetimet duhet të vazhdojnë tutje për ta vërtetuar këtë punë, por janë persona të dyshuar, të rrezikshëm, të cilët ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje, e kanë planifiku dhe po ashtu e kanë ekzekutuar”, tha ai.
Në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), thanë ata, pa treguar identitetin e tij. Pas arrestimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor ku pritet të intervistohen nga prokurori i rastit, i cili do të vendosë për masat e mëtejshme. Dyshohet po ashtu se ekzekutori është një 18-vjeçar.
vrasje ne kosove muhamed lika
Aktualitet
21 Prill 2025, 11:32
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin Clermont-Ferrand&n...
Aktualitet
21 Prill 2025, 11:16
r.ll
pamje nga vizita e papes ne tirane
TIRANË- Papa Françesku është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vje&cce...
Aktualitet
21 Prill 2025, 10:52
r.ll
papa dhe baba mondi
TIRANË- Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Fran...
Aktualitet
21 Prill 2025, 10:15
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur ngjarjen për arrestimin e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugor...
Aktualitet
21 Prill 2025, 10:17
r.ll
TIRANË- Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Franç...
Aktualitet
21 Prill 2025, 07:35
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të p&eu...
Aktualitet
21 Prill 2025, 07:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pak muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” zyra e Komis...
Aktualitet
21 Prill 2025, 07:31
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita në ditë, ndërsa gjetja e një...
Aktualitet
21 Prill 2025, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën sotme, ku pritet që kushtet at...
Aktualitet
20 Prill 2025, 22:18
SARANDË- Dy shpërthime të fuqishme me lëndë piroteknike kanë krijuar panik mbrëmjen e sotme në qytetin e Sar...