LIVE UPDATES
Aktualitet

"Të pyetet Ervis Martinaj!" Vrasja e Santiago Malkos/ Debate në seancën në GJKKO, avokatja e Leonard Dukës: Duam shpjegime për Sky Ecc! Babai i klientit të japë deklarime

Mësohet se avokatja e Dukës ngriti dyshime për mënyrën si u trajtua dëshmia e Blendi Tetës dhe kërkoi gjithashtu sqarime për kodet SKY ECC.

18 Qershor 2025, 17:34 Nga M.B
"Të pyetet Ervis Martinaj!" Vrasja e Santiago Malkos/ Debate
Santiago Malko dhe Leonard Duka

TIRANA- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mbajt seanca ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Mësohet se avokatja e Dukës ngriti dyshime për mënyrën si u trajtua dëshmia e Blendi Tetës dhe kërkoi gjithashtu sqarime për kodet SKY ECC.

Nga ana tjetër Prokurori Behar Dibra kundërshtoi, duke i quajtur të pabazuara pretendimet. Ai ka thënë se nuk ka asnjë pengesë ligjore dhe se mënyra e identifikimit të aplikacionit Sky c, është ajo e policëve gjyqsorë dhe nuk ka ndonjë mënyrë tjetër. 

Ndërkohë GJKKO vendosi rrëzimin e kërkesës për thirrjen e punonjësve të policisë në këtë proces. Gjykata konstaton që është shpjeguar në sallë nga i pandehuri dhe prokurori që janë takuar. Ndërsa për letër-porositë për Sky Ecc, gjykata konstatoi që aktet janë marrë në kuadër të një procedimi tjetër.

Gjithashtu gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes që Muhamed Duka, babi i Leonard Dukës, të paraqitet si dëshmitar në proces. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar për datën 24 qershor, ora 09:00.

Pjesë nga diskutimi në sallën e gjyqit:

Avokatja: Blendi Teta dha deklarime para gjykatës dhe dha detaje të reja me rëndësi për këtë gjykim. Së pari, gjatë pyetjes së Blendi Teta, prokurori e ka marrë në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit. Cilët kanë qenë policët që e shoqëruan Blendi Tetën në sallat e GJKKO? Prokurori i ka kërkuar të mos japë deklarime para togave të zeza. Kërkojmë të thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ja këkroi shoqërimin e Blendi Tetës në një tjetër sallë? Kërkojmë nga gjykata të bëhet një verifikim i thënieve të Blendi Tetës. Në lidhje me provat e reja të paraqitura nga prokuroria, ato kanë ardhur në formë emaili nga autoritetet franceze, jo si dokument. Për kodet e SKY ECC, kërkojmë të dimë nëse kodi i Sky ecc që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo disa? Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj., nëse janë përdorues të sky ecc apo në rast se i qendrojnë provave të sjella nga organi i akzuës. Kërkojmë të thirret edhe Muhamed Duka, babi i Leonard Dukës, të japë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar.

Prokurori: Kërkesat i shoh të pabazuara dhe të pambështuetura sa i përket këtij gjykimi. Për pretendimin e avokates për kontaktimin tim me Blendi Tetën, është e vërtetë që e kam kontaktuar. Nuk ka asnjë pengesë ligjore këtu. Tjetra, mënyra e identifikimit të aplikacionit sky ecc, është ajo e policëve gjyqsorë nuk ka ndonjë mënyrë tjetër. Për thirrjen e personave për të dhënë dëshmi, nuk dihet akoma fati i Ervis Martinajt, vendndodhja e tij për më tepër (i zhdukur pa gjurmë që prej 8 gushtit 2022). Disa prej tyre që kërkohen nga avokatja janë pjesë e këtij gjykimi. Leonard Duka mund të dëshmojë patjetër. Të tjerët janë të pabazuar.

 

Leonard Duka dhe vrasja e Santiago Malkos

Leonard Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në vendin tonë vitin e kaluar. Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

sh-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

santiago malko leonard duka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj