6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke shënuar një rritje prej 3,8%, krahasuar me vitin 2023.
TIRANË- Vit pas viti vdekshmëria si rrjedhojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut po rritet, duke pasqyruar një stil jete jo të shëndetshëm. Gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke shënuar një rritje prej 3,8%, krahasuar me vitin 2023.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 97,0% e vdekjeve kanë ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrale, duke shënuar një rritje prej 0,4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2023, 1,9% si pasojë e aksidenteve, duke shënuar një ulje prej 0,5 pikë përqindje, 0,2% nga vrasjet, në të njëjtin nivel me vitin 2023. Gjithashtu 0,9 % si pasojë e vetëvrasjeve, krahasuar me 0,8 % në vitin 2023.
Janë regjistruar 110 vdekje foshnjore në vitin 2024, nga 144 në vitin 2023. Norma e vdekshmërisë foshnjore ishte 4,7 për 1.000 lindje të gjalla në 2024, nga 6,1 për 1.000 në vitin 2023.
Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023. Brenda këtij grupi sëmundjet kronike të zemrës përbënin 39,1%; sëmundjet ishemike të zemrës 23,2% dhe sëmundjet e enëve të trurit 20,6%.
“Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” zënë vendin e dytë të vdekjeve me 21.5%. Brenda këtij grupi, vdekjet nga pleqëria përbëjnë 70,7%.
Grupi “Tumoret” renditet në vend të tretë. Brenda këtij grupi tumoret malinje të aparatit të tretjes zënë 34,6%;, tumoret malinje të aparatit të frymëmarrjes me 23,9% dhe tumoret malinje të organeve urogjenitale: 15,1%.
Të dhënat tregojnë se sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve për të dyja gjinitë. Simptomat dhe sëmundjet e papërcaktuara mirë janë më të shpeshta te femrat dhe tumoret shkaktojnë më shumë vdekje te meshkujt.
Për grup-moshën 0-19 vjeç, dominon grupi “Sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes” me 30,8%, i ndjekur nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut me 26,2%. Për grup-moshën 20-44 vjeç, dëmtimet traumatike dhe helmimet përbëjnë 28,0%, ndërsa sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut zënë 32,7%.
Të dhënat e vdekjeve sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile sipas karakteristikave bazë demografike dhe shkakut të vdekjeve. Këto të dhëna bazohen mbi informacionin e marrë nga “skedat e vdekjeve” të plotësuara nga mjeku.
Më pas, të dhënat pastrohen dhe përpunohen duke analizuar një sërë variablash si: përshkrimin me fjalë të sëmundjes, moshën dhe gjininë e personit, si dhe bëhet kodifikimi i shkakut sipas klasifikimit ndërkombëtar ICD -9. Ekspertët e shëndetit pohojnë se skedat e vdekjeve shpesh nuk pasqyrojnë shkuan e vërtete të mortalitetit./ Monitor
Lidl TIRANË- Gjigandi gjerman i supermarketeve, Lidl, do të investojë 105 milionë euro në Shqipëri për ndërtimin e ...
Foto ELBASAN- Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan. Mësohet se i arrestuari ësht&e...
fatos tushe TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryet...
Hasani TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje në lidhje me p...
sali hasa TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-prokurorin Sali Hasa i cil...
pamje nga emisioni TIRANË- Në episodin më të fundit të emisionit “Elevate by Floriana Garo”, publikuar në kanalin...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq katër persona të cilët akuzohen p&...
autori BERAT- Vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Moravë të Beratit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme...
Foto TIRANË- Gjatë vitit të kaluar, 27 biznese me mbi 50 punonjës u mbyllën ose ranë poshtë pragut të punësimi...
zjarri SHKODËR- Tre kontenierë për banim në Shkodër janë përfshirë paraditen e sotme nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur...