Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Projekti madhor do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë, në zonën e portit të ri, që do të ndërtohet në Porto Romano.
TIRANË- Gjigandi gjerman i supermarketeve, Lidl, do të investojë 105 milionë euro në Shqipëri për ndërtimin e një qendre qendre logjistike, e cila do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë. Projekti madhor do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë, në zonën e portit të ri, që do të ndërtohet në Porto Romano. Investimi ka marrë statusin strategjik nga qeveria shqiptare, e cila ka vendosur që t’i vendosë kompanisë gjermane në dispozicion të gjithë tokën e kërkuar.
“Në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike miratohet në parim masa mbështetëse vënie në dispozicion të sipërfaqes prej 20 ha për zhvillimin dhe realizimin e këtij projekti investimi strategjik me destinacion zhvillimin e projektit,” thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.
Sipas vendimi, kjo tokë e cila është në pronësi të Autoritetit Portual do t’i jepet kompanisë gjermane me qira afatgjatë.
“Në çdo rast kontrata e qirasë për vënie në dispozicion të projektit të investimit të pasurisë së paluajtshme në pronësi të Autoritetit Portual Durrës, do të negociohet dhe nënshkruhet po nga autoriteti zhvillues APD sipas legjislacionit në fuqi,” thuhet në vendim.
Projekti i investimit parashikon ndërtimin e një qendre logjistike e cila do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë. Produktet e magazinuara synojnë të furnizojnë si tregun shqiptar, duke lehtësuar grumbullimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e produkteve vendase, ashtu si dhe promovimin dhe eksportin e jashtëm të këtyre produkteve.
Lidl synon gjithashtu të operojë në tregun shqiptar duke krijuar operacione të shitjes me pakicë përmes një rrjeti të gjerë supermarketesh.
Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikon të punësojë rreth 2500 persona.
Kompania propozuese e këtij investimi, “LIDL SHQIPËRIA” SHPK është pjesë e kompanive të rrjetit ndërkombëtar gjerman Schëarz Group, i cili është një lider ndërkombëtar në industrinë e shitjes me pakicë, i pozicionuar në 31 shtete./Kapitali.al
Foto ELBASAN- Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan. Mësohet se i arrestuari ësht&e...
fatos tushe TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryet...
Hasani TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje në lidhje me p...
sali hasa TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-prokurorin Sali Hasa i cil...
pamje nga emisioni TIRANË- Në episodin më të fundit të emisionit “Elevate by Floriana Garo”, publikuar në kanalin...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq katër persona të cilët akuzohen p&...
autori BERAT- Vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Moravë të Beratit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme...
Foto TIRANË- Gjatë vitit të kaluar, 27 biznese me mbi 50 punonjës u mbyllën ose ranë poshtë pragut të punësimi...
zjarri SHKODËR- Tre kontenierë për banim në Shkodër janë përfshirë paraditen e sotme nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin me burg për Jusel Micin dhe Mendim Domin, të cilët aku...