Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ish-prokurori i Sarandës, u arrestua qershorin e vitit 2021 me urdhër të SPAK pasi dyshohet se kishte pushuar një procedim penal ndaj një personi kundrejt marrjes së parave.
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-prokurorin Sali Hasa i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Nga ulja e një të tretës së dënimit, Hasa u dënua përfundimisht me 2 vjet dhe 4 muaj burg.
Ish-prokurori i Sarandës, u arrestua qershorin e vitit 2021 me urdhër të SPAK pasi dyshohet se kishte pushuar një procedim penal ndaj një personi kundrejt marrjes së parave. Ish-prokurori mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një personi që prokurori kishte nën hetim, duke i pushuar më pas çështjen.
NJOFTIMI I GJYKATËS:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), më datë 18.06.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 19 akti, datë 18.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, datë 23.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me të pandehurin S.H. – disponuar mbi ankimet e paraqitur ndaj vendimit nr. 36, datë 31.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 36, datë 31.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurin S.H. lidhur me deklarimin e tij fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, si dhe llojin dhe masën e dënimit për këtë vepër penale;
Në zbatim të nenit 55, paragrafi 2, të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri S.H. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim;
Në zbatim të nenit 406, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.H. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim;
Ndryshimin e vendimit nr. 36, datë 31.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër, në këtë mënyrë:
Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin S.H.;
Bazuar në nenin 190, pika 1, shkronja “a”, të Kodit të Procedurës Penale, e lidhur me nenin 36, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit Penal, provat materiale, kartëmonedhat në vlerën 1,000 (një mijë) euro, të sekuestruara me procesverbalin e datës 19.06.2021, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit;
Bazuar ne nenin 190, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale, kartëmonedhat në vlerën 1,070,000 (një milion e shtatëdhjetë mijë) lekë dhe 1,000 (një mijë) euro, të sekuestruara me procesverbalin e datës 19.06.2021, t’i kthehen të pandehurit S.H.;
Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij;
U shpall në Tiranë, sot më datë 18.06.2025.
pamje nga emisioni TIRANË- Në episodin më të fundit të emisionit “Elevate by Floriana Garo”, publikuar në kanalin...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq katër persona të cilët akuzohen p&...
autori BERAT- Vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Moravë të Beratit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme...
Foto TIRANË- Gjatë vitit të kaluar, 27 biznese me mbi 50 punonjës u mbyllën ose ranë poshtë pragut të punësimi...
zjarri SHKODËR- Tre kontenierë për banim në Shkodër janë përfshirë paraditen e sotme nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin me burg për Jusel Micin dhe Mendim Domin, të cilët aku...
Pulla postare KOSOVË- Posta e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 2 korrik, seancën në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, ...
pamje te armeve dhe municionit VLORË- Dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak janë gjetur të fshehura në murin e një n...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lushnje. I arrestuari mësohet se ...