Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në të kaluarën, ai kishte deklaruar se e kishte goditur Ilarjan me bërryl, para se ta godiste me thikë. Ndërsa tani ai ka shpjeguar para gjyqtarëve arsyejet e zënkës, e cila më pas e ka çuar në aktin final të vrasjes me thikë.
ITALI- Mark Samson, autori i vrasjes së shqiptares Ilarja Sula ka dhënë dëshminë e tij para gjykatës. Ai ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë dhe ka treguar si e ka vrarë të renë.
"Nuk mbaj mend sa herë i kam goditur fytyrën Ilarisë me grusht. Dhe nuk e godita vetëm për leximin e mesazheve. Kisha kaq shumë zemërim të ndrydhur," tha ai.
Mediat italiane shkruajnë se është hera e parë gati një vit pas krimit që Samsoni, rrëfen se ka goditur me grusht Ilarjan. Në të kaluarën, ai kishte deklaruar se e kishte goditur Ilarjan me bërryl, para se ta godiste me thikë. Ndërsa tani ai ka shpjeguar para gjyqtarëve arsyejet e zënkës, e cila më pas e ka çuar në aktin final të vrasjes me thikë.
"Kisha lexuar bisedat e saj u zemërova dhe e godita. Megjithatë, nuk është vetëm për mesazhet që i kam goditur. Pjesërisht mavijosjet në dorën time ishin shkaktuar nga rrahja e Ilarisë. Mbaj mend që ai nuk bërtiti shumë," tha ai.
Në atë moment prokurori i tregoi Samsonit fotot e fytyrës së fryrë të Ilarisë. Ai shpjegoj se natën kur ndodhi tragjedia, lidhja e tyre kishte mbaruar.
"Donte të më linte, por unë e bëra i pari. Kisha emocione negative, kisha mbledhur zemërim sepse gjithmonë isha unë që kërkoja falje. Atë mëngjes, në dhomën time, Ilaria më shikonte dhe unë lexova tek ajo një ajër sfide. Dhe nuk kisha parë të gjitha bisedat e saj me një tjetër”, tha Samsoni.
Gjatë dëshmisë, i riu pranoi edhe se kishte gënjyer vazhdimisht vajzën. Pas kësaj situate, ajo i kishte kthyer unazën e fejesës.
“Është e vërtetë, i kam treguar shumë gënjeshtra. Nuk ishte e vërtetë që po merrja dy diploma dhe as që kisha mesatare 27. Ajo e kishte zbuluar. Më tha se i kisha thënë gjithmonë të pavërteta dhe më ktheu unazën dhe letrën e fejesës”, tha ai.
Ai pranoi se pas kësaj marrëdhënia ndryshoi, pasi sipas tij ai donte më shumë liri.
“Nga ai moment gjithçka ishte ndryshe. Ajo donte më shumë liri, të merrte frymë. Më tha se ishte regjistruar në Tinder. Pa e kuptuar ajo, ai i kishte marrë kredencialet e Instagramit, Tinderit dhe emailit. Doja që të më thoshte të vërtetën. I thashë një shoku: e mbyt në akuarium nëse nuk ma thotë”, tha ai.
Ai pranoi edhe se kishte bërë komente vulgare për të, ndërsa i tregonte një shoku bisedat e saj me një tjetër. Ai ka deklaruar se kishte pasur një marrëdhënie intime me të më 25 mars, por kjo është vënë në dyshim nga prokurorja, pasi pak më parë ata ishin ndarë dhe ai kishte vendosur të flinte në divan, ndërsa ajo kishte shkuar në shtrat.
Para trupës gjykuese, ai ka treguar se po atë mëngjes i kishte çuar mëngjes në shtrat. Kjo duke i dërguar një tabaka me një thikë, mortadelë dhe kafe. Por për mortadelën nuk është gjetur asnjë gjurmë,e as për tabakanë ndërsa sipas shoqeve, Ilaria nuk hante asgjë në mëngjes. Prania e thikës është e sigurt, pasi ajo rezulton të jetë arma e krimit./Dosja.al
Bankers TIRANË- SPAK u ka komunikuar akuzën Fatmir Hoxhaj, Ergy Cirici, Elvira Plaka dhe Ridvan Zoto që akuzohen për dosjen e &ldq...
Foto ilustruse ITALI- Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Itali. Një 43-vjeçar me origj...
Foto ilustruse KUKËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar nga Kosova, në Pikën Kufitare të Morin&eum...
Foto ilustruse Durim Bami, do vijojë të qëndrojë në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë dhe për sigurinë...
Viktimat e atentatit TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Agjëncisë së Mbikqyrjes Policore Artjol Saliasi ë...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në lidhje me vendosjen e tritolit në automjetin e...
Ylli Zalla TIRANË- Ylli Zalla ka arritur t’i shpëtojë një operacioni të policisë, të cilët kishte zbuluar ven...
TIRANË- Një hetim i nisur në muajin Korrik 2025 nga prokuroria e Korçës, ku në fokus janë veprimet ligjore të ish-dr...
Foto ilustruse ELBASAN- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë të pabanuar në qytet...
Foto ilustruse MALËSI E MADHE- Policia ka arrestuar ditën e sotme një22-vjeçar në Malësin e Madhe. Ai u arrestua nga f...