29 Korrik 2022, 15:36
Nga k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2019-ës, do të gjykohet nesër. Lajmin e bëri me dije gazetarja Klodiana Lala. Gjatë një diskutimi për emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’, ajo tha se të gjithë do flasin para togave të zeza dhe do të nxjerrin zbuluar njëri-tjetrin. Kjo pasi sipas saj për vrasjen e ndodhur nuk ka vetëm një përgjegjës.
"Nesër petët e lakrorit do të hapen në proces gjyqësor. S’do të ketë vetëm një përgjegjës. grupi që erdhi në mbështetje të Mehmet Grecës, dominuan të gjithë territorin aty, ishin dominant ndaj grupit kriminal dhe ndaj policisë,"-tha ajo ndër të tjera në fjalën e saj.
Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit?
Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grejsit pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen "5 maji" në Elbasan. Bllokimi i makinës u bë përmes dhunës nga një grup i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në "SMV"-të e ngritura nga Gazment Bardhi.
Këto "SMV", u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja e dhunshme solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Në kërkim është edhe "Kel çami" i njohur si Kelmend Xhaferraj, ndërsa ajo që nuk dihet është kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj qëlloi Pjerin Xhuvanin dhe efektiven e Shqiponjave Xhensila Sota.
pjerin xhuvani vrasja e pjerin xhuvanit klodiana lala
Aktualitet
29 Korrik 2022, 16:01
e.k
Astrit Hodo
TIRANË- Në kuadër të marrëveshjes me Italinë, çdo shtetas shqiptar që ka punuar në Itali, do t&e...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 16:05
k.m.
TIRANË- 3 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar j...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 15:56
k.m.
Foto ilustruese
ANKONA- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për plagosje të rëndë me da...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 15:54
e.k
Foto ilustruese
ELBASAN- Një vatër zjarri është shfaqur në pyllin me ligata në Elbasan, njësia Administrative Shush...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 15:52
k.m.
Foto ilustruese
Sulmi kibernetik i hakerave iranianë ka nisur 12 ditë më parë, krahas bllokimit të shërbimit të e-Albani...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 15:34
e.k
Policia Korçë
KURBIN- Një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet M.Ç banues në Laç ka rënë në pran...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 15:36
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Arteo Tole, i dyshuari kryesor për plagosjen e Igli Qanit në mars të vitit 2021, është arrestua...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 15:22
e.k
Juljana Memaj dhe Petrit Baho
BERAT- Duket se saga e solloratjeve nëpër Gjykata për të kërkuar drejtësi do t&...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 15:27
I.A
Foto Ilustruese
KROACI- Një punëtor 21-vjeçar shqiptar në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar ka humb...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 15:14
e.k
Pamje nga aksioni i Policisë
GJIROKASTËR- Një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet A.T banues në Tiranë është nd...