LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja makabër e Miklovan Dakajt në Spanjë/ Arrestohen tre persona, mes tyre edhe dy shqiptarë

Të arrestuarit janë dy shqiptarë të lidhur me trafikun e drogës dhe një spanjolle, e cila kishte marrë me qira një automjet në emër të saj për të kryer krimin.

18 Prill 2026, 17:18 Nga E.d
Vrasja makabër e Miklovan Dakajt në Spanjë/ Arrestohen tre
Miklovan Dakaj

SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen si të përfshirë në vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar Miklovan Dakaj. Dakaj me origjinë nga Shkodra është gjetur vjeshtën e kaluar brenda një thesi në rezervuarin Casasola, në Almogía.

Mediat spanjolle shkruajnë se hetimet kanë arritur në përfundimin se vdekja e tij lidhet me shlyerjen e hespeve të drogës dhe se viktima ra në kurthin e rrëmbyesve të tij, të cilët e kishin thirrur,  për të mbyllur një transaksion të supozuar.

Të arrestuarit janë dy shqiptarë të lidhur me trafikun e drogës dhe një spanjolle, e cila kishte marrë me qira një automjet në emër të saj për të kryer krimin. Më 12 maj të vitit 2025, Dakaj mori një telefonatë nga disa "miq" të supozuar që e thirrën atë për t'u takuar në një shitje të njohur në lagjen Malaga të Puerto de la Torre.

Familjes së viktimës i bërë presion që të mos vazhdonte kërkimet për të, ndërsa ka qenë partnerja e tij ajo që fillimisht ka denoncuar zhdukjen e tij. Kur u gjet, trupi ndodhej në gjendje saponifikimi, por u arrit të identifikohej falë disa tatuazheve ende të dukshme.

Autorët kishin vendosur blloqe betoni brenda thesit për ta fundosur trupin në fund të rezervuarit. Pesë muaj më vonë, trupi i tij u gjet nga një burrë që po kalonte rastësisht në atë zonë. Historia i ngjan një skene filmi, pasi Dakaj doli për të pirë një kafe dhe nuk u kthye më.

Rasti i tij nuk është i izoluar, por pjesë e një modeli të njohur në Costa del Sol, ku rrjetet e drogës dhe krimit të organizuar kanë krijuar një terren të fortë operimi. Historia e 31-vjeçarit shqiptar tregon një njeri mes dy realitetesh, jetën familjare në Marbella dhe lidhjet e dyshuara me rrjete kriminale shqiptare në Europë./Dosja.al

miklovan dakaj spanja vrasje

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës