LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja në Elbasan/ Arrestohet pas 24 orësh autori, policia ndalon edhe vëllain e viktimës

• Është arrestuar pas një dite, autori i vrasjes së Jetlira Elezit, 37-vjeçarit Ramis Mici. • Mici vrau me thikë një ditë më parë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin në një banesë që kishin marrë me qira në lagjen 'Skëndërbej' në Elbasan. • Autori ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës, afër banesës së të afërmve të tij në Elbasan dhe që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar aty. •37-vjeçari pasi masakroi me thikë gruan, sipas dëshmisë së pronarëve të shtëpisë, përplasi derën me forcë dhe u largua e qetësisht në këmbë. • Po ditën e sotme, është shoqëruar në polici vëllai i Jetlira Elezit. Ai kërcënoi në rrjete sociale se do të merrte hak për vrasjen e të motrës duke i vrarë Micit të gjithë anëtarët e familjes së tij. •Jetlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë, ndërsa autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë. •Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Pa vrarë 4 pjesëtarë të familjes tënde, s’i shkoj te varri”/ Vëllai i 37-vjeçares që u vra nga partneri paralajmëron hakmarrje

Vrasja në Elbasan/ Arrestohet pas 24 orësh autori, policia ndalon edhe
Ramiz Mici dhe Jetlira Elezi

TIRANË- Vëllai i Jetlira Elezit është betuar për hakmarrje për vrasjen e të motrës nga bashkëjetuesi i saj, Ramiz Mici. Sokol Elezi, me anë në një reagim të bërë në rrjetet sociale ka paralajmëruar hakmarrje, duke iu drejtuar autorit të krimit. Ai shkruan se katër njollat e gjakut të motrës së tij në banesë, kërkojnë katër koka nga familja e tij. E se për hakmarrje do të ndjekë rregullat e Kanunit.

Reagimi i vëllait të viktimës:

Vrasja në Elbasan/ Arrestohet pas 24 orësh autori, policia ndalon edhe

U prefsh npaqe o Ramiz Mici, u preft npaqe familia jote fmit e tuj. Po ju them Juve u prefshit npaqe se s’mund tja them motres time qe ti i ngule thikën sot. Po ja u them juve si familje sepse pa ti vra 4 pjesëtarë familjeje as ke varri s’kam për t’i shku nëse s’ju vras…ke 4 njolla gjaku ktu nfoto qe kto 4 njolla gjaku qe ti i derdhe nga motra ime d’un 4 koka nga familja jote…

Vrapo ti arratisu ti po mor po po du ta di se per sa koh do vraposh….familja jote do pergjigjet me gjak e me kok robi nga un personalisht o ti rop qim do e marr hakun i vetem un mor tqifsha motren ca tkesh po er po vrapo ti po ky gjak qe esht derth ktu esht i imi mor kurv qoft i idhet apo i omel osht i imi…. po vrapo ti vrapo ik deri ku do shkosh sa tmarr un informacjon ku rri e ha familja jote vrapo ti se dhe un kur tvi per ti vra me vrap do vi…

Skam ca hum un mor tqifsha ate burrnin qe ti paske pas fiksoje ket datën e sotme se te afërmit e mi po vujn tgjith nga ajo qe ti shkaktove sot… Po mos harro ere se te njejten vujtje do kesh dhe ti. Ropt do ju qi qe nga fmit e te i madhi sa ta marr vesh ku jeni tu honger buk direkt kam me ardh se mzin gjaku e shpirti per mrena 4 koka e maje men …

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën. Elezi humbi jetën në vend vend pasi u godit disa herë me thikë, në banesën e marrë me qera në lagjen 'Skëndërbeu'.  Pak ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit. Pronari i banesës ku ata qëndronin me qira tha se policia e ka shoqëruar në rajon autorin e krimit pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për dhunë, por janë të paqarta arsyet pse ai ishte liruar brenda kaq pak ditësh.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Elbasan/ VIDEO- Autori u ndoq në tre qytete, momenti kur policia e arreston

Vrasja në Elbasan/ Arrestohet pas 24 orësh autori, policia ndalon edhe
Momenti i arrestimit

ELBASAN- Ky është momenti kur policia arreston autorin e vrasjes së 37-vjeçares Jetlira Elezit. Ramiz Mici u vu në pranga nga policia pas finalizimi të operacionit të koduar 'Zaranika'. Sipas forcave blu, kontrollet për gjetjen e autorit u shtrinë në tre qytete, Elbasan, Cërrik dhe Kuçovë. Ai u gjet në afërsi të banesës ku kreu krimin. Mici do të hetohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar "Zaranika". Kapet autori i dyshuar i vrasjes së 37-vjeçares, ndodhur një ditë më parë. Kapja, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku mbeti e vrarë me thikë një 37-vjeçare dhe autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes, organizuan punën për kapjen e tij.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika”, si rezultat i ndjekjes së pandërprerë gjatë gjithë kohës në qytetin e Elbasanit, Cërrikut dhe Kuçovës, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, afër banesës së të afërmve të tij në Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: -R. M., 37 vjeç.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autori i vrasjes së ndodhur më datë 30.07.2022, në Elbasan, ku, në banesë, u gjet e vrarë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasja J. E., 37 vjeçe. Materialet proceduriale do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Vrasja në Elbasan, shoqërohet në Polici vëllai i Jetlira Elezit

Vrasja në Elbasan/ Arrestohet pas 24 orësh autori, policia ndalon edhe
Majtas çifti Ramis Mici dhe Jetlira Elezi, djathtas Sokol Elezi, vëllai i Jetlirës

TIRANË- Elbasani u trondit mëngjesin e djeshëm nga ngjarja e rëndë ku 37-vjeçari Ramis Mici vrau me thikë bashkëjetuesen e tij Jetmira Elezi.

Sipas 'Ora News' është shoqeruar në polici edhe vëllai i Jetmira Elezit, Sokol Elezi pas kërcënimeve të bëra në rrjetet sociale ndaj familjarëve të Micit.

Pak ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit. Pronari i banesës ku ata qëndronin me qira tha se policia e ka shoqëruar në rajon autorin e krimit pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për dhunë, por janë të paqarta arsyet pse ai ishte liruar brenda kaq pak ditësh. Viktima kishte bërë kërkesë për urdhër mbrojtje por nuk e kishte përfituar ende atë. Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa. Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës e cila ishte larguar pak ditë më parë pranë të atit.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Micit/ Qeni çoi policinë në gjurmët e tij, autori fshihej 250 metra larg shtëpisë ku vrau partneren

Vrasja në Elbasan/ Arrestohet pas 24 orësh autori, policia ndalon edhe
Ramis Mici

ELBASAN- Ramis Mici u arrestua ditën e sotme nga policia pas 24 orësh ndjekje. Autori i vrasjes së Jetlira Elezit në Elbasan, u gjurmua pas ndjekjes dhe kërkimeve intensive të policisë me qen. 

Ai u gjet i fshehur poshtë përroit të Zaranikës, aty ku qëndronte i fshehur prej më shumë se 24 orë. Qeni i ka çuar në afërsi të vendndodhjes së tij, pranë Doganës së Elbasanit aty ku kalon shtrati i përroit të Zaranikës. Vendi ku u arrestua Mici është rreth 250 metra larg nga shtëpia ku ka bërë vrasjen.

Mici do të hetohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

3 VITE ME PARE

Fshihej poshtë urës së Zaranikës! Vrau me thikë bashkëjetuesen në Elbasan, arrestohet autori

Vrasja në Elbasan/ Arrestohet pas 24 orësh autori, policia ndalon edhe
Ramis Mici

ELBASAN- Pas 24 orësh ndjekje, Policia e Elbasanit ka arrestuar Ramis Micin, i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij. 37-vjeçari vrau me thikë mëngjesin e djeshëm bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin. Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës dhe që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar poshtë urës.

Elezi humbi jetën në vend vend pasi u godit disa herë me thikë, në banesën e marrë me qera në lagjen 'Skëndërbeu'. 

Pak ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit. Pronari i banesës ku ata qëndronin me qira tha se policia e ka shoqëruar në rajon autorin e krimit pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për dhunë, por janë të paqarta arsyet pse ai ishte liruar brenda kaq pak ditësh.

Viktima kishte bërë kërkesë për urdhër mbrojtje por nuk e kishte përfituar ende atë. Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa. Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës e cila ishte larguar pak ditë më parë pranë të atit.

Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Vëllai i Jetlirës, Sokol Elezi, përmes një statusi në rrjetet sociale, u betua se do të marrë hakun e motrës së tij.

burri vret gruan ne elbasan jetlira elezi ramis elezi

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci