LIVE UPDATES
Aktualitet

VËZHGIMI i VOA: Mentaliteti dhe vështirësitë ekonomike rëndojnë gjendjen e grave në veri të Shqipërisë

Lindita thotë se, zonat malore janë lënë disi jashtë vemendjes, si përsa i përket nevojës së informimit të grave dhe vajzave, ashtu edhe mbështetjes së tyre.

13 Korrik 2023, 19:50 Nga k.m.
VËZHGIMI i VOA: Mentaliteti dhe vështirësitë ekonomike
Foto ilustruese

Megjithë përmirësimet që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit, bashkitë e zonave malore në veri të Shqipërisë vazhdojnë të përballen me ritme më të ulëta zhvillimi dhe probleme social- ekonomike krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Në konferencën “Barazia gjinore në Veri të Shqipërisë”, mbajtur në Shkodër, drejtuesja e organizatës “Gruaja tek gruaja”, Denada Shpuza tha se kjo situatë ka reflektuar në pjesën më të madhe tek gratë dhe vajzat që jetojnë në këtë pjesë të vendit.

“Kërkesat e grave dhe vajzave vazhdojnë të jenë bazike si; furnizimi me ujë të pijshëm, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe kryesisht ndriçimit, përmirësimi i infrastrukturës në shkolla, përmirësimi i sistemit të kanalizimeve. Duket sikur janë problematika që shqetësojnë të gjithë komunitetin, por më së shumti në fakt shqetësojnë gratë dhe vajzat”, tha ajo.

Problemet social-ekonomike shpesh herë manifestohen me dhunë brenda familjes, thotë Lindita Gjeçaj, një grua e divorcuar 12 vite më parë për shkak të dhunës. Lindita thotë se, zonat malore janë lënë disi jashtë vemendjes, si përsa i përket nevojës së informimit të grave dhe vajzave, ashtu edhe mbështetjes së tyre. Kjo situatë, thotë Lindita, e bën gruan inferior në familje, ndaj edhe një pjesë e madhe e grave, në bashkitë veriore të Shqipërisë, nuk tentojnë të marrin urdhër mbrojtje në gjykatë në rastet e dhunës në familje.

“Ne, si gra të dhunuara, jemi shumë të painformuara në lidhje me urdhërin e mbrojtjes. Ku do të drejtohemi si në gjykatë, në prokurori? Hasim shumë probleme, sepse një grua e dhunuar do të dalë në rrugë bashkë me fëmijët. Ajo do të marrë parasysh që të paguaj ujin, dritat, qeranë e shtëpisë, t’i ushqejë fëmijët. Me çfarë do t’i ushqejë? Sepse kushtet ekonomike janë shumë të vështira,”- thotë ajo.

Ndërsa dejtuesja e organizatës “Gruaja tek gruaja”, Denada Shpuza, thotë se adresimi i këtyre problematikave nuk mund të bëhet vetëm nga burrat pa pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në vendimmarrje. Në bashkitë në veri të Shqipërisë nuk ka asnjë grua kryetare bashkie dhe as në krye të njësive administrative.

“Pavarësisht se kemi një përmirësim të situatës përsa i përket përfaqësimit të grave dhe pjesëmarrjes së tyre në këshillat vendore apo kemi një numër të shtuar të grave në administratën publike, ajo që unë mund të them është se ka një problematikë edhe më të hershme në Bashkinë e Shkodrës sepse, në krye të njësive administrative nuk ka asnjë grua. Dhe, pa dyshim, adresimi i çështjeve nuk mund të bëhet njësoj si nga burrat, ashtu edhe nga gratë", thotë Denada Shpuza.

Në studimin që organizata “Gruaja tek gruaja” ka kryer në 4 bashkitë veriore të Shqipërisë; në Shkodër, Malësi e Madhe, Fushë-Arrëz dhe Has, është arritur në përfundimin se, mungesa e grave dhe vajzave në vendimmarrje lidhet më së shumti me mentalitetin e banorëve të kësaj zone si dhe me vështirësitë që gratë dhe vajzat hasin në jetën e tyre të përditëshme./VOA

grate ne veri veriu i shqiperise

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri