Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin e kaluar blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve ranë në 23.8 miliardë lekë, në rënie me 16.5% krahasuar me vitin 2024.

Investimet e individëve në titujt e qeverisë shqiptare pësuan rënie për të tretin vit radhazi në 2025.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin e kaluar blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve ranë në 23.8 miliardë lekë, në rënie me 16.5% krahasuar me vitin 2024.
Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 7299, me një rënie vjetore prej 24.4%.
Sipas llojit të instrumenteve financiare, peshën kryesore vazhdon ta mbajë investimi në bono thesari. Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 18.6 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 18.1%.
Ndërkohë, investimi në obligacione u tkurr në 5.2 miliardë lekë, 10.2% më pak krahasuar me vitin 2024.
Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë.
Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2025 vlerësohej se
individët zotëronin 18.53% të instrumenteve të borxhit të brendshëm, nga 19.8% në fund të vitit 2024.
Sipas të dhënave nga AMF-ja, rënie pësuan edhe investimet e individëve në tregun dytësor. Blerjet e tyre nga portofolet e ndërmjetësve financiarë ranë në 1.88 miliardë lekë, 60% më pak krahasuar me një vit më parë.
Në Shqipëri veprojnë aktualisht dhjetë shoqëri komisionere që mundësojnë investimin në titujt e qeverisë shqiptare, prej të cilave nëntë janë banka tregtare.
Rënia e investimit të individëve në bono dhe obligacione vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së mëtejshme të yield-eve.
Ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, gjendja likuide e tregut financiar dhe ulja e perceptimit të rrezikut sollën një rënie të yield-eve për të gjitha instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare gjatë vitit 2025.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit të emetuara në tregun e brendshëm në fund të vitit 2025 ra në 4.23%, nga 4.56% që kishte qenë në fund të vitit 2024.
Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.35%, nga 4.65% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Aktualisht, yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ka arritur nivelin më të ulët të katër viteve të fundit./MONITOR
Çfarë kërkon BE-ja për qytetet shqiptare, ku qëndron vendi sot dhe cilat janë sfidat kryesore të zbatimit në terren....
TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellë...
TIRANË- Në Katedralen Katolike në Tiranë, besimtarë të shumtë janë mbledhur për të marrë pjesë...
SPANJË- Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar...
EKUADOR- Hernán Ruilova Barzola, një sipërmarrës nga provinca e El Oro-s në Ekuador, dyshohet si drejtuesi i një rrjeti krimin...
SHKODËR- Një aksident i rëndë pune në zonën industriale të Shkodrës ka nxjerrë në dritë aktiviteti...
Vjosa Osmani KOSOVË- Vjosa Osmani u përcoll sot nga stafi presidencial dhe me ceremoni shtetërore. Mësohet se gjatë kontaktit...
Kosova e ka vendosur të shtunën një masë mbrojtëse për çmimin e derivateve, teksa çmimi i naftës po vazhdon t...
Foto ilustruese KORÇË- Dy emigrantë të paligjshëm të moshës 25 dhe 30 vjeç janë gjetur të pajetë...
Foto Ilustruese TIRANË- Pas rritjes së çmimit të naftës dhe tarifave të transportit në tregjet ndërkombëtare...