LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet dosja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Policia shoqëroi 4 të “humbur”! Gëzhojat mbeten jetime

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes janë qëlluar nga disa armë zjarri kryesisht pistoleta, Prokuroria nuk ka arritur të identifikojë se kush i mbante armët, përveç Arbër Paplekajt që e ka dorëzuar vetë atë në polici pas ngjarjes.

30 Qershor 2022, 15:39 Nga F.M
Zbardhet dosja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Policia shoqëroi 4
Vendi ku u vra Pjerin Xhuvani

TIRANË- Jo vetëm nuk ndërhynë, por efektivët e Policisë përfshirë edhe dy drejtorët e vënë nën “arrest shtëpie”, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, shoqëruan 4 persona të parëndësishëm pas përplasjes me armë zjarri në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit, një kopje të së cilës e disponon “Panorama”, thuhet se forcat e rendit ishin shumë pranë vendit ku shpërtheu konflikti midis mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe se mos shoqërimi në kohë i Mehmet Grecës, bëri që shpejt në vendin e ngjarjes të vinin mbështetës të tij, përfshirë emra të njohur të botës së krimit, një prej të cilëve i arrestuar nga operacioni “Plumbi i Artë”, pas dëshmive të vrasësit-serial Nuredin Dumani.

Në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit sqarohet me detaje dinamika e ngjarjes. “Mosshoqërimi i shtetasit Mehmet Greca ka lejuar shtetasit që njiheshin me të, të marrin territor dhe të dominojnë atë në prani të forcave të Policisë së Shtetit, duke kryer veprime konkrete konfrontimi verbal më pas fizik me përkrahësit e Partisë Demokratike, duke përfunduar në përdorim armësh dhe si pasojë e mosveprimeve të punonjësve të Policisë, kanë sjellë plagosjen e 4 personave dhe vdekjen e një personi.

Sipas akteve, rezulton se punonjësit e Policisë të pranishëm në vendngjarje, pa u zhvilluar ajo, kanë perceptuar rrezikun real dhe të mundshëm me ardhjen e disa automjeteve me shpejtësi, zbritjen e menjëhershme dhe të vrullshme të shtetasve, të cilët lëviznin së bashku në automjetet në të cilat më pas u gjetën postera dhe materiale të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, nuk kanë respektuar pikën 11, të nenit 6, të ligjit Nr.108 “Për Policinë e Shtetit”, që bën fjalë për masat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke filluar nga forma verbale e bindjes deri tek përdorimi i forcës në mënyrë proporcionale për rivendosjen e rendit.

Pra, nga ana e punonjësve të Policisë përfshirë dhe dy zëvendësdrejtorët nuk kanë evituar konfrontimin verbal dhe fizik edhe pse kanë qenë të pranishëm më parë se ardhja e grupit të personave në mbështetje të Mehmet Greces. Sipas akteve hetimore rezulton se, asnjë prej punonjësve të Policisë nuk kanë kryer asnjë veprim në përputhje me detyrimin ligjor të detyrës së tyre funksionale deri në momentin pasi ka mbaruar ngjarja që kanë shoqëruar katër persona, të cilët kishin ndaluar për pamundësi objektive për t’u larguar për shkak të mos njohjes së territorit ku ndodheshin.

Pra, një trupë policore e trajnuar për përdorim arme, për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, jetës dhe shëndetit të shtetasve nuk ka kryer asnjë veprim procedural në momentin që ka marrë dijeni për kryerjen e një vepre penale, punonjësit e policisë të ndodhur në vendngjarje përpara se të zhvillohej një ngjarje si kjo, nuk kanë kryer fillimisht shoqërimin e asnjërit prej personave, nuk kanë vepruar për të evituar konfrontimin verbal, fizik dhe më pas të përdorimit të armëve, dhe pas ngjarjes nga ana e punonjësve të Policisë nuk është bërë e mundur shoqërimi, arrestimi apo dhe evidentimi i personave të pranishëm që u përfshinë në konfrontim, fillimisht verbal e fizik e më pas me armë në këtë vendngjarje.

Po ashtu, moment tjetër i shpërdorimit të detyrës nga trupa e policisë përfshirë dhe dy zëvendës drejtorët, është mosveprimi me shoqërimin e personave të parë në vendngjarje dhe si rrjedhojë e mosveprimit kanë lejuar personat që kanë ardhur në ndihmë të shtetasit Mehmet Greca të dalin nga makina, të debatojnë me personat përkrahës të Partisë Demokratike, të konfrontohen fizikisht e më pas të lejojnë dhe përdorimin e armëve duke sjellë si pasoje vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër personave të tjerë”.

“BASHKËPUNËTORI” I DUMANIT

Midis personave që morën pjesën në përplasjen me armë zjarri ishte edhe Gentian Sharra, i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, operacion i ndërmarrë pas dëshmive të Nuredin Dumanit. Emri i tij shfaqet për herë të parë në vitin 2010 si pjesë e grupit që kreu një seri grabitjesh, ku ishte organizator i rrëmbimit të rreth 8.3 kilogramë ar dhe 30 ora.

GËZHOJAT “JETIME”

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes janë qëlluar nga disa armë zjarri kryesisht pistoleta, Prokuroria nuk ka arritur të identifikojë se kush i mbante armët, përveç Arbër Paplekajt që e ka dorëzuar vetë atë në polici pas ngjarjes. Të paktën 20 gëzhoja armësh zjarri të markave të ndryshme të pistoletave u sekuestruan në vendin e ngjarjes, por personat që qëlluan arritën të largoheshin nën sytë policëve duke marrë edhe armët me vete dhe duke i zhdukur ato. Më 24 qershor, Nushi dhe Palla u lanë në “arrest shtëpie”, ndërsa gjashtë punonjës të repartit “Shqiponja” në Elbasan u pezulluan nga detyra me të njëjtat akuza, pasi “ekziston rreziku që personat nën hetim të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre duke e shpërdorur atë në mashtrim të institucioneve shtetërore apo të personave të tjerë fizik dhe juridik”.

Marrë nga Panorama

pjerin xhuvani vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë