All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

E rrëmbyen dhe e dogjën të gjallë...e gjitha për 1 mln lekë borxh/ Zbardhet vrasja e Menduh Kurt-Dedës, në pranga 2 persona në Tiranë, 1 në kërkim

Viktima ishte Menduh Shaban Kurdeda, të cilit iu mor jeta për shkak të një borxhi, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”. Për vrasjen e tij, janë ndaluar nënë e bir, të identifikuar si Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, ndërsa në kërkim është djali i 56-vjeçares, Besmir Karaj pasi ndodhet jashtë vendit.

15 Dhjetor 2022, 11:32 Nga k.m.
E rrëmbyen dhe e dogjën të gjallë...e gjitha për 1 mln
Lorenc Panganika
All - Paragraf - 1

TIRANË- Zbardhet pas 5 vitesh vrasja e Mendu Kurdedës. Policia e Tiranës dhe kreu i saj, Lorenc Panganika ka dalë një konferencë të jashtëzakonshme duke dhënë detaje lidhur me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 16 maj të vitit 2017, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, pjesërisht e djegur dhe e dekompozuar. Viktima ishte Menduh Shaban Kurdeda, të cilit iu mor jeta për shkak të një borxhi prej vetëm 1 mln lekësh të reja, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”. Për vrasjen e tij, janë ndaluar nënë e bir, të identifikuar si Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, ndërsa në kërkim është djali i 56-vjeçares, Besmir Karaj pasi ndodhet jashtë vendit. Të tre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut Menduh Kurt–Dedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer. Në momentin që u ka ardhur në takim e kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kanë çuar në Allias, ku edhe e kanë dhunuar. Pasi sërish nuk ia kanë marrë paratë, e kanë transportuar në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur duke i marrë edhe jetën.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë vijuar punën me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre. Në këtë kuadër, strukturat hetimore të DVP Tiranë, si rezultat i indicieve të marra falë inteligjencës informative, i kanë kërkuar Prokurorisë së Tiranës, rifillimin e hetimeve për një ngjarje kriminale, kundër personit, të ndodhur në vitin 2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, Tiranë.

Strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës të DVP Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar “ASGJË NUK HARROHET”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimin i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.05.2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, e seksit mashkull, pjesërisht e djegur dhe pjesërisht e dekompozuar.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, mbështetur nga inteligjenca policore, si rezultat i hetimit me metoda speciale, administrimit e vlerësimit në kohë të provave ligjore, si dhe bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe Laboratorin e Policisë Shkencore, u bë i mundur identifikimi i kufomës së gjetur.

Kjo kufomë i përket shtetasit Menduh Shaban Kurt-Deda, lindur më 03.09.1956, në fshatin Sohodoll, Dibër dhe në kohën e ngjarjes, banues në Lukovë, Sarandë. Gjithashtu, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i 2 prej tyre, konkretisht i shtetasve: -G. N, 39 vjeç dhe M. K., 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi B. K, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i shtetases së arrestuar M. K. (aktualisht jashtë shtetit)

Nga tërësia e veprimeve hetimore, të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 4682/2017, të rifilluar, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse. Vijon puna për kapjen dhe vënien para pergjegjesise ligjore të shtetasit B. K, si dhe për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Theksojmë faktin se për vitin 2022, në qarkun e Tiranës, kanë ndodhur 7 vrasje, nga të cilat 5 janë zbardhur. Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe duke shkëmbyer informacione me agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim zbardhjen e 2 vrasjeve të tjera dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin, zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë.

operacioni asgje nuk harrohet menduh shaban kurdeda gazmir ngota marjeta karaj besmir karaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet