LIVE UPDATES
Aktualitet

Kredia për blerjen e banesave prek nivelin më të ulët që prej janarit

Tregu po jep shenjat e para se inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit po reflektohet në një ngadalësim të kredidhënies.

15 Dhjetor 2022, 10:19 Nga k.m.
Kredia për blerjen e banesave prek nivelin më të ulët
Foto ilustruese

Kredia për blerjen e banesave nga sektori bankar po jep shenja ngadalësimi. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për muajin tetor kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme kishte vlerën e 2.95 miliardë lekëve, vlera më e ulët që prej muajit janar të këtij viti. Kredia e re për blerjen e banesave nga familjet është gjithashtu në rënie me 8.6% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.

Tregu po jep shenjat e para se inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit po reflektohet në një ngadalësim të kredidhënies. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja për blerje banesash në lekë në segmentin e individëve për tetorin u rrit për të gjashtin muaj radhazi dhe arriti nivelin 4.87%. Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, interesi mesatar i këtyre kredive është rritur me 1.4 përqindje.

Efekti i normave të interesit është më i ndjeshëm tek huamarrësit ekzistues që kanë kredi me interesa të ndryshueshme. Yield-i i bonove të thesarit, që është treguesi më i përdorur benchmark për kuotimin e interesave të kredive, në harkun e një viti është rritur me më shumë se katër pikë përqindje. Paralelisht, inflacioni i lartë këtë vit po gërryen aftësinë paguese të familjeve.

Kredia për shtëpi është rritur me ritme shumë të larta në dy vitet e fundit. Në fund të muajit tetor, portofoli i kredisë për blerje banesash i sektorit bankar arriti në 165 miliardë lekë ose rreth 1.4 miliardë euro, në rritje vjetore me 15.7%.

Kredia për blerjen e banesave prek nivelin më të ulët

Kërkesa për kredi është nxitur nga normat e ulëta të interesit dhe cikli i rritjes së shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme. Nga ana tjetër, oferta ka qenë gjithashtu e bollshme, sepse sektori bankar po tenton të ulë përqendrimin në segmentin e biznesit, për të siguruar një shpërndarje më të mirë të rrezikut të kredisë.

Kredia për shtëpi ka qenë produkti më i lakmuar nga bankat, duke qenë se mundëson një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë të portofolit, por edhe raporte të ulëta të kredive me probleme, që përkthehen në një perceptim më të vogël rreziku.

Rritja e çmimeve të banesave gjithashtu ka rritur besimin për vlerën e kolateraleve, duke kontribuar gjithashtu pozitivisht në vlerësimet e riskut. Por, rritja e shpejtë e normave të interesit këtë vit tashmë po i shfaq efektet e para në tregun e kredisë për shtëpi.

Edhe analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit janë shfaqur disa sinjale të para që tregojnë për ngadalësim të kredisë së këtij segmenti, sikurse vihet re nga shtrëngimi me bazë të gjerë i standardeve të kreditimit dhe rënia e kërkesës së individëve për financim.

Kjo ecuri është konfirmuar edhe nga bankat, të cilat evidentojnë rritjen e shpejtë të normave të interesit, koston e shërbimit të kredisë, shtrëngimin e përgjithshëm të kushteve të kreditimit, si dhe pritshmëritë për përkeqësimin e të ardhurave dhe aftësisë paguese, veçanërisht për individët me të ardhura më të ulëta.

Duke qenë se kredia bankare ka qenë një faktor me rëndësi të konsiderueshme në mbështetjen e kërkesës, frenimi i kreditimit pritet të sjellë një ngadalësim të rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme./Monitor

kredia e bankave

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit