15 Dhjetor 2022, 09:34
Nga A.B
Mariglen Ruci
TIRANË- Tragjike është vdekja e shqiptarit Mariglen Ruçit në Britani. 24-vjeçari u asfiksua brenda shtëpisë së barit në Thorndon Gardens në Angli, në orët e para të 12 dhjetorit. Dosja.al mëson nga familja e të riut se trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës ku ishte punësuar për të ruajtur bimët e kanabisit, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar, si i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Burime për Dosja.al bën të ditur se Ruçi jetonte në Britani prej 2 vitesh. Familja nuk kishte dijeni për aktivitetin që 24-vjeçari po kryente gjatë gjithë kësaj kohe me shtëpinë e barit, veprimtari që i mori jetën.

24-vjeçari, në të shkuarën ka luajtur si futbollist në disa skuadra në vend. Që në moshë të vogël, Marigleni ka qenë futbollist për disa skuadra, si Tomorri, Bylisi, Apolonia, Dinamo, Luftëtari apo Vlora.

Futbolli në Shqipëri nuk i hapi dyert të riut, e mesa duket, si shpëtim, Marigleni pa Anglinë dhe lëndët narkotike, si mënyrë e shpejtë për të fituar para. I ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi. Ky i fundit ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit.
“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime“, shkruan Ruçi, i cili ka postuar dhe fotografi me të vëllanë.
mariglen ruci
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 09:38
d.a.
Policia italiane
ITALI- 33-vjeçari shqiptar, i dyshuar si trafikant droge, i arrestuar shtatorin e kaluar me 41 kilogramë kokainë të ...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 09:26
A.B
Mariglen Ruçi
BRITANI E MADHE- Mister mbetet ende vdekja e shqiptarit në Britani, Mariglen Ruçit. Ngjarja raportohet se ndodhi ditë...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 09:26
d.a.
Policia greke
GREQI- Dje, dy burra nga Volosi, të dënuar përkatësisht me katër dhe tre vjet burg si anëtarë të nj&e...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 09:12
d.a.
policia greke
GREQI- Një tentativë për grabitje nuk ka përfunduar mirë për një shqiptar në Selanikun lindor, m...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 09:21
A.B
Permbytje
KRUJË- Fshati Murqinë i Krujës është përmbytur sërish.
Dhjetra hektare tokë bujqësore jan&eum...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 09:16
a.l
moti i keq
DIBËR- Moti i keq dhe reshjet e denduar të shiut t ërëna gjatë natës në qarkun Dibër kanë shka...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 09:11
a.l
Lezhë
LEZHË- Rreth 620 hektarë tokë është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut në Lezhë. Emergjen...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 08:46
a.l
Porti i Vlorës
VLORË- Reshjet e shiut dhe erërat e forta që parashikohet se do të vijojnë gjatë javës, kanë b&...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 09:06
A.B
Barometri i integrimit dëshmon se shoqëria gjermane është gjithnjë e më pozitive ndaj integrimit të imigrantëve. Por g...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 08:24
a.l
Shkodër
SHKODËR- Rreth 1920 hektarë tokë vijon të jetë e përmbytur në disa zona të qarkut të Shkodrë...