28 Shtator 2023, 11:47
Nga a.l
Fridman Xhaferraj
KORÇË- Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani ka çuar në zbulimin e një tjetër vrasjeje. Bëhet fjalë për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2021 në Korçë.
Për vrasjen me paramendim ndaj Fridman Xhaferajt, më datë 02.06.2021 në qytetin e Korçës:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
- Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;
- Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec;
- Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.
Trupi i pajetë i Fridman Xhaferrajt u gjet në rezervuarin e Gjançit në fshatin Vithkuq në Korçë në qershor 2021. Viktima, u identifikua disa orë më pas dhe u zbulua se nuk ishte nga zona, por nga fshati Plug i Korçës. Me precedentë të mëparshëm penalë dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për djegien e tri makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnje, 25-vjeçari u gjet i lidhur dhe i dhunuar.
Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?
Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.
6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.
Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre./ Dosja.al
fridman xhaferraj zbardhja e vrasjeve 2023 operacioni kurre mos harro
Aktualitet
28 Shtator 2023, 11:44
a.l
Ekzekutimi
PEQIN- Në radhët e vrasjeve të zbardhura nga i penduari i i drejtësisë Artan Tafani është edhe ajo e Alban Se...
Aktualitet
28 Shtator 2023, 11:40
h.k
Policia Shkodër
MALËSIA E MADHE-Policia ka arrestuar baba e bir si autorë të dyshuar të plagosjes së 28-vjeçarit ...
Aktualitet
28 Shtator 2023, 11:40
a.l
Albi Bashaliu
PEQIN- Dëshmia e të penduarit, Artan Tafani ka çuar në zbardhjen e vrasjes së Albi Bashaliut në Peqin, m&eum...
Aktualitet
28 Shtator 2023, 11:35
a.l
Gjin Guri
DUKAGJIN- Janë zbardhur emrat e autorëve të dyshuar për atentatin e mbrëmjes së djeshme në Dukagjin, ku mbeti...
Aktualitet
28 Shtator 2023, 11:22
h.k
Foto nga Dukagjini
Dukagjin- Edmond Nika është vetërdorzuar pranë policisë Shkodër pas shpalljes në kërkim p&e...
Aktualitet
28 Shtator 2023, 10:55
A.B
Laert Haxhiu
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar se Laert Haxhiu ishte organizator dhe porositës ...
Aktualitet
28 Shtator 2023, 10:49
h.k
Foto nga aksidenti
LEZHË-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku është pëplasu...
Aktualitet
28 Shtator 2023, 10:38
A.B
Artan Tafani
TIRANË- Policia u pyet ditën e sotme nga gazetarët se çfarë mori në këmbim Artan Tafani, për të...
Aktualitet
28 Shtator 2023, 10:27
h.k
Laert Haxhia
TIRANË-Pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani mbi pjesëmarrjen në aktivite...
Aktualitet
28 Shtator 2023, 10:33
A.B
Lokali i Noizyt
TIRANË-Atentati me eksploziv në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajku, Noizy, lidhet me grupin e Laert Haxhisë.
Tek...