Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Personi i arrestuar, në bashkëpunim me një tjetër kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale.
SHKODËR- 16 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale janë zbuluar ditën e sotme në Shkodër. Pas operacionit të koduar 'Avalon', u bë e mundur kapja e pronarit të banesës, 43-vjeçari me inicialet E.M. Ky person, në bashkëpunim me një tjetër kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale.
Po ashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë 33-vjeçari me inicialet F. B. banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”. Ai është proceduar pasi dyshohet se ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijon operacioni policor i koduar “Avalon”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Kapet dhe vihet në pranga poseduesi i 16 pajisjeve elektronike që u gjetën në një magazinë, të cilat shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Operacioni ka nisur para dy javësh, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë operacionit u arrestua bashkëpunëtori i shtetasit të shpallur në kërkim dhe u procedua në gjendje të lirë punonjësi i OSHEE-së. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër, në vijim të punës për dokumentimin e aktivitetit kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik, në kuadër të operacionit “Avalon”, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim. J. M., 21 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 30.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Shtetasi J. M. ishte shpallur në kërkim, sepse në datën 27.05.2022, gjatë operacionit policor të koduar “Avalon”, në një magazinë, në lagjen “Salo Halili”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 16 pajisje elektronike, të cilat i posedonte ky shtetas dhe dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale. Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi E. M., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi në bashkëpunim me shtetasin J. M., kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasi F. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ky shtetas ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
I mbyturi në Vlorë VLORË- Pamjet që po shikoni tregojnë personin e mbytur në Vlorë, trupi i të cilit është...
Vlorë VLORË- Personi që u gjet i mbytur në bregdet të Vlorës rezulton të ketë ndërruar jetë shumë di...
Pamje nga vendngjarja ITALI- Një përleshje e dhunshme me çadra ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku nuk kanë munguar ...
Zohar Dean Collins TIRANË- Mediat britanike kanë raportuar vdekjen tragjike të turistit 18-vjeçar që ndërroi jetë pasi...
Foto Ilustruese VLORË- Një person është mbytur mesditën e sotme. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlor...
Luan Daci TIRANË- Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar që të marrë në shqyrtim ankimin e ish-gjyqtarit të Luan Daci kund&e...
Perparim Kalo TIRANË- Përparim Kalo ka paraqitur dorëheqjen për t'u larguar nga Gjykata Kushtetuese. Ai është larguar ng...
Pamje nga sherri TIRANË- Dy holandezët që u arrestuan pasi dhunuan një 45-vjeçar para ndeshjes Rome-Feyenoord në Tiranë...
Provim TIRANË- Pas përfundimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore në gjuhën angleze, ësht&eum...
Policia greke GREQI- Një grua 50-vjeçare nga Shqipëria dhe djali i saj 22-vjeçar me kombësi greke janë ndaluar në nj...