4 Maj 2025, 22:23
Nga I.A
Rinas
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të akuzuar për dërgimin e një mesazhi kërcënues për bombë në aeroportin e Rinasit. Sipas gjykatës së Posaçme, Prokuroria e Tiranës kishte dalë jashtë kompetencës së saj duke hetuar rastin e rusit Vladislav Urban dhe se hetimi ndaj tij për akuzën e “kanosjes për kryerjen e veprave penale me qëllim terroriste” duhet ishte regjistruar në SPAK.
Mesazhi kërcënues i 44-vjeçarit Urban u dërgua nga Greqia në dy adresa email-i të zyrës së Menaxherit Operacional në Rinas në shkurt të vitit 2023.
Në vendimin gjyqësor të siguruar nga A2 CNN, zbardhet përmbajtja e mesazhit, ku rusi jo vetëm kërcënon me shpërthimin e një bombe nëse qeveria shqiptare nuk njeh Kosovën si serbe, por pretendohej pengmarrje e dy shqiptarëve.
"Përshëndetje. Emri im është Vladislav Urban. Nëse po e lexoni këtë mesazh, atëherë ka një bombë në shtëpinë tuaj. Ju duhet të kërkoni nga qeveria juaj që ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba. Dhe për të bërësi thashë, unë kam kapur dy shtetas shqiptarë dhe po i mbaj në shtëpinë time në Greqi në Nei Epivates, A… Nëse nuk respektoni, ata do të jenë në hall të madh. Keni 48 orë për të shpëtuar shumë jetë shqiptarësh, shkruan A2 CNN.
“ZVKosovo je Srbia”. Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas referimit të rastit tek anti-terrori dhe këqyrja e postës së dërguesit zbuloi se autori i tekstit ishte Vladislav Urban, i lindur në Moskë, Rusi dhe banues në Selanik, Greqi. Përmes bashkëpunimit me palën greke, është mësuar se 44-vjeçari jeton i vetëm në adresën e pohuar në email, se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se trajtohet me mjekim nga psikiatri. Nga verifikimet e bëra në apartamentin e tij ka rezultuar se nuk kishte marrë ndonjë person peng. Por, Rusi Urban kishte precedentë të mëparshëm në kërcënimet me natyre terroriste në email.
Në janar të vitit 2023 ai ka dërguar maile në Aeroportin e Athinës dhe në një spital në Greqi me përmbajtjen “Jam taleban dhe në emër të Allahut do të vras grekë”. Nga verifikimet në TIMS, ka rezultuar se Vladislav Urban nuk ka asnjë hyrje-dalje në territorin shqiptar, ndërsa ndaj tij është caktuar një masë sigurie “arrest në burg”, në mungesë.
Në shqyrtimin paraprak në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja Rudina Palloi, arsyetoi se vepra penale për të cilën është hetuar rusi është kompetencë ekskluzive e SPAK. Në këtë mënyrë, gjykata konstatoi pavlefshmëri absolute të kërkesës për gjykim të Prokurorisë së Tiranës dhe kaloi dosjen në SPAK për vijimin e hetimit./A2CNN
vladislav urban
Aktualitet
4 Maj 2025, 21:17
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident rrugor ka mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në aksin “Shkodër-Lezhë”...
Aktualitet
4 Maj 2025, 18:58
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë një njoftim në rrjetet sociale duke pa...
Aktualitet
4 Maj 2025, 17:50
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, mbi 13 mijë vajza dhe djem rreth moshës 12-vje&cc...
Aktualitet
4 Maj 2025, 17:26
M.L
Foto ilustruese
SHËNGJIN- Punonjësit e policisë kufitare të portit të Shëngjinit kanë gjetur një trup të ...
Aktualitet
4 Maj 2025, 17:19
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë-Ksamil në vendi...
Aktualitet
4 Maj 2025, 14:44
M.B
Foto ilustruese
RADHIMË- Një pallat është përfshirë nga flakët rreth orës 14:05 në Radhimë. Sip...
Aktualitet
4 Maj 2025, 14:13
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e kaluar ku si pasojë ka humbur jetën në v...
Aktualitet
4 Maj 2025, 14:09
M.B
Viktima
LAÇ- Personi në foto është 24-vjeçari Geri Bitri i cili humbi jetën gjatë natës në spitalin e Trau...
Aktualitet
4 Maj 2025, 13:23
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LAÇ- Në dëshminë paraprake, 28-vjeçari i cili dyshohet se ka qëlluar i pari në konvli...
Aktualitet
4 Maj 2025, 13:19
M.L
Foto ilustruese
BURREL- Në Qafën e Burrelit ende vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, i cili isht...