Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas njoftimit zyrtar të bluve, i arrestuari dyshohet se i kishte fshehur armët, të cilat mendohet se janë të trafikuara. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake.
TIRANA-Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi dyshohet se zotëronte një arsenal armësh dhe pajisje të kundërligjshme. Sipas njoftimit zyrtar të bluve, Eugert Sino dyshohet se i kishte fshehur armët, të cilat mendohet se janë të trafikuara. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake.
Në total, janë sekuestruar 23 armë zjarri, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, si edhe pajisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit dhe sende të tjera të kundërligjshme. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Finalizohet nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The van”.
Zbulohet një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara.
Sekuestrohen 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se i posedonte.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte arsenal armësh, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ditën e sotme, ka zhvilluar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “The van”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Tiranë si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas, gjeneralitet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.
Gjatë operacionit, në rrugën “Myslym Shyri”, gjatë kontrollit në furgonin e shtetasit E. S. u gjetën:
-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;
-6 armë zjarri automatike;
-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);
-1 silenciator;
-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;
-pjesë të ndryshme armësh zjarri;
-15 000 fishekë;
-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;
-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;
-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);
-pajisje për bllokimin e valëve;
-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;
-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve dhe të pajisjeve të sekuestruara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Foto ilustruese BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kalanë e Berati ku 63-vjeçari Kristo Mema (i ...
Foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin ditën e djeshme, pas djali Marjan Kodheli ka...
Enea Busukja SHKODËR- Enea Busukja, ndaj të cilit u krye një atentat me tritol në makinë në lagjen “Ndoc Mazi&rdqu...
Foto ilustruese LEZHË- Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Lezhë, ku janë lëshuar 10 urdh&eu...
Pamje nga arrestimi i autorit TIRANA- Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë të ndodhur nj&e...
Foto ilustruese LEZHË- Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Lezhë, ku janë lëshuar 10 urdhër-...
Ergest Qenani TEPELENË- Personi që shihni në foton e mësipërme, është i riu që humbi jetën pasditen e dje...
Foto ilustruese Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në ...
Korporata e Investimeve Shqiptare mbylli thirrjen e fundit për Lift Tower pak ditë më parë dhe më pas njoftoi se ajo ishte anuluar. ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të larta për vitin 2025. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF)...