11 Qershor 2026, 09:37
Nga E. D
pamjet
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbuluar një call centër në bulevardin “Gjergj Fishta”. Në kuadër të operacionit të koduar “Hold on”, u vunë në pranga katër persona dhe 49 punonjës u proceduan penalisht. Konkretisht në pranga kanë rënë Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Hold on”. Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie. Procedohen penalisht 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë, në këtë ambient. Sekuestrohen 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Hold on”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve.
Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
zbulohet një call center
Aktualitet
11 Qershor 2026, 09:22
E. D
TIRANË- Qytetarët shqiptarë u mblodhën dje në Kryeqytet në një protestë masive, duke kërkuar largimin e Kryeminis...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 08:55
E. D
pamjet
TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë raportuar dhe transmetuar live prej ditësh protestën që zhvillohet në...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 08:34
E. D
Lea Ypi
TIRANË- Akademikja dhe autorja shqiptare Lea Ypi, ka reaguar sërish lidhur me protestën masive që po zhvillohet prej shumë...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 08:24
E. D
TIRANË- Procedura e prokurimit me vlerë rreth 7.5 milionë euro për përmirësimin e Sistemit të Thesarit të Shtetit &eum...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekord të ardhurash nga shtetasit e hu...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:24
E. D
DURRËS- Golemi rezulton të jetë tregu me zgjerimin më të shpejtë në sektorin e apartamenteve turistike në Shqipër...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Numri i të punësuarve në popullsisë në moshë punë pësoi rënie me 32,736 persona n...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:12
E. D
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellë...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 23:05
D.S
Policia Gjirokaster
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pronarin e pishinave "Glow". Mësohet se, arrestimi i tij vjen pas mbytj...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 23:00
D.S
SHBA- Vetëm 11% e evropianëve i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si aleate, një nivel historik i ulët, sipas një&...