Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Fatmir Sadikaj, babai i 27-vjeçarit ka treguar se djali i tij ka pasur konflikte të vazhdueshme me Edmond Papën dhe dy persona të tjerë. Në dëshminë e dhënë nga Fatmir Sadikaj, emri i Papës është përmendur si Edmond Hoxha, me mbiemrin e dytë që njihet 49-vjeçari, por kjo ishte një indicie që Policia ta mbante në vëzhgim dhe të mund të shmangte vrasjen e 16 dhjetorit.
TIRANË- Një tjetër emër po hetohet si i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, 49-vjeçarit që u vra më 16 dhjetor në Tiranë. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se përvec Albano Velos që është vënë në pranga dhe Andrew (Ervin) Bode që është shpallur në kërkim, në vrasjen e Papës dyshohet të jetë përfshirë edhe Adriatik alias Andrea Kalemi, i cili është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt, të riut të vrarë me tritol më 11 qershor në Tiranë.
Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria, Adriatik (Andrea) Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Të dy bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës (Blue Sky). Hoteli menaxhohej dhe nga vëllai i 49-vjeçarit Kristo Qirici.
Aleksandër Sadikaj kishte fjetur në këtë hotel dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë. Familjarët e të riut nga Tepelena duket se nuk kishin pasur besim tek autoritetet për drejtësi, edhe pse kishin dëshmuar të sigurt se "dora" pas vrasjes të së riut ishte në hotelin e Papës në Sarandë.
Vetë Fatmir Sadikaj, babai i 27-vjeçarit ka treguar se djali i tij ka pasur konflikte të vazhdueshme me Edmond Papën dhe dy persona të tjerë. Në dëshminë e dhënë nga Fatmir Sadikaj, emri i Papës është përmendur si Edmond Hoxha, me mbiemrin e dytë që njihet 49-vjeçari, por kjo ishte një indicie që Policia ta mbante në vëzhgim dhe të mund të shmangte vrasjen e 16 dhjetorit.
Shkak për konfliktitn, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin.
Albano Velo dhe Andrew Bode kishin ndjekur prej ditësh Edmond Papën me makina nëpër Tiranë dhe Sarandë, deri në 16 Dhjetor, kur është kryer vrasja. Vetë Velo ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, ndërsa Bode vijon të jetë në kërkim si personi që ka qëlluar ndaj biznesmenit me 9 plumba.
Anisa Kostani TIRANË- Efektivja e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, e cila u aksidentua në Tiranë, ka nevojë për gja...
Ahmet Emre Olur TURQI- Gjykata në Turqi ka marrë vendimin të lirojë gazetarin Ahmet Emre Olur, i cili u arrestua në Shqipëri ...
Itali ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë në kopshtet e Ceppo në Itali. Mediat italiane raportojn&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Përcaktohen rregulla të reja, lidhur me përgatitjen e testeve të Maturës. Mbi bazën e një ...
Kamerat SHKODËR- Deri më sot, lagjet në Shkodër ishin nën mbikqyrjen e bandave kriminale. Këtë e vërteton zbulimi i...
Senad Hallunaj SHKODËR- Ndryshimet e para në drejtoritë rajonale të Shkodrës janë zyrtarizuar. Mësohet se Senad Hal...
Foto Ilustruese ANGLI- Nga 200 fëmijë azilkërkues që janë zhdukur nga hotelet e ofruara nga qeveria britanike, 88% ishin shqiptar&...
Shtepia TIRANË- Dy persona janë vënë në hetim pas zbulimit të shtëpisë së barit dhe arsenalit të armë...
Vanesa dhe Aleksandër Sadikaj TIRANË- Motra e Aleksandër Sadikajt, Vanesa ka përcjellë një mesazh në rrjetet e saj soci...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një banesë ku jetoni dy të moshuar është përfshirë nga flakët në fshatin Thanë t...