LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Biden dhe Trump përdorin migracionin, të drejtat e riprodhimit për të bërë për vete votuesit

Në zgjedhjet e nëntorit votohet për liritë amerikane, theksoi Presidenti Joe Biden gjatë një aktiviteti me përkrahësit e tij në Atlanta të Xhorxhias.

11 Mars 2024, 16:09 Nga I.A
Zgjedhjet në SHBA/ Biden dhe Trump përdorin migracionin, të
Trump dhe Biden

SHBA- Ndërsa votuesit amerikanë përgatiten për një raund të ri zgjedhjesh paraprake të martën, Presidenti amerikan Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump udhëtuan gjatë fundjavës në shtetin e Xhorxhias, në tubime paralele me mbështetësit e tyre.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës,Veronica Balderas Iglesias njofton lidhur me argumentet kryesore të dy politikanëve, që janë më pranë se kurrë marrjes zyrtarisht të kandidaturës së partive të tyre për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Në zgjedhjet e nëntorit votohet për liritë amerikane, theksoi Presidenti Joe Biden gjatë një aktiviteti me përkrahësit e tij në Atlanta të Xhorxhias.

Para zgjedhjeve paraprake në këtë shtet të martën, ai u kujtoi votuesve politikat e rivalit të tij republikan, ish-Presidentit Donald Trump mbi të drejtat e abortit.

"Ai erdhi në detyrë i vendosur për ta përmbysur ligjin Roe kundër Wade. Në fakt, ai mburret me këtë. Ai e përmbushi dëshirën e tij dhe shtetet po miratojnë masa që kriminalizojnë mjekët, duke detyruar viktimat e përdhunimit dhe incestit të largohen nga shtetet e tyre për të marrë ndihmë“, tha zoti Biden.

Por Xhorxhia, tha zoti Biden, mund të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave riprodhuese të grave.

“Më siguroni një Kongres që mbështet të drejtën për të zgjedhur dhe ju premtoj, se do ta rikthej ligjin Roe kundër Wade”, shtoi zoti Biden.

Ish-Presidenti Trump bëri gjithashtu fushatë të shtunën, por në Xhorxhian veriperëndimore, ku kritikoi ashpër fjalimin e Presidentit Biden mbi gjendjen e vendit.

“Pavarësisht nëse je republikan, i pavarur apo demokrat i zhgënyer, nga të cilët ka shumë, mjafton të shohësh gjendjen e tmerrshme të vendit. Mashtruesi Joe Biden foli për Ukrainën para se të fliste për Amerikën. Joe Biden nuk duhet t’i flasë Amerikës me zemërim, Amerika duhet t’i drejtohet atij me zemërim”, tha zoti Trump.

Ish-Presidenti dënoi gjithashtu politikat e migracionit të Presidentit Biden dhe përmendi vrasjen e studentes së infermierisë Laken Riley më 22 shkurt. Ajo dyshohet se u vra nga një emigrant nga Venezuela që hyri jashtëligjshëm në tokën amerikane.

“Ai ishte një emigrant i jashtëligjshëm që nuk duhej të ishte në vendin tonë dhe nuk do të ishte kurrë nën udhëheqjen time. Bideni ka zbatuar një politikë që të huajve të paligjshëm që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, u jep imunitet nga dëbimi”, tha zoti Trump.

Presidenti Biden, i cili përdori shprehjen “i paligjshëm” gjatë fjalimit të tij mbi gjendjen e vendit kur iu referua vrasësit të dyshuar të zonjës Riley, më vonë kërkoi falje dhe të shtunën mbrojti politikat e tij të migracionit.

“Kam prezantuar një plan gjithpërfshirës, për ta rregulluar sistemin tonë të migracionit, për ta siguruar kufirin tonë, për të ofruar një rrugë shtetësie për të padokumentuarit dhe familjet e tyre, punëtorët e fermave, punonjësit thelbësorë që na ndihmuan gjatë pandemisë dhe që janë pjesë e strukturës së komunitetit tonë“, tha zoti Biden.

E përbashkëta e komenteve të fundjavës së të dy kandidatëve presidencialë ishte theksi tek domosdoshmëria që votuesit të dalin për të votuar dhe të ndihmojnë ata në marrjen e kandidaturës së partive të tyre për president.

“Ju kërkoj që të bashkoheni me ne, në misionin tonë fisnik për ta shpëtuar vendin tonë. Së bashku do ta tejkalojmë përgjithmonë makthin e presidencës së Bidenit”, tha zoti Trump.

“Është një betejë për shpirtin e këtij kombi, mes atyre që duan ta tërheqin Amerikën prapa dhe atyre që duan ta çojnë vendin drejt së ardhmes”, tha zoti Biden.

Të martën mbahen zgjedhjet paraprake në Hauai, Misisipi, Uashington dhe Xhorxhia. Sigurimi i të gjithë delegatëve ose e vetëm një pjese të tyre, mund t’u sigurojë të dy rivalëve kandidaturën e partive për president.

MArrë nga VOA

joe biden donald trump

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen