LIVE UPDATES
Bota

Të rinjtë në zgjedhjet europiane: A do të përfitojë AfD-ja?

Shumë gjëra janë të mundshme që në moshën 16-vjeçare. Por votimi nuk ka qenë deri tani i mundur, përveçse në disa zgjedhje lokale. Gjërat do të ndryshojnë këtë vit. Në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian në fillim të qershorit, 16- dhe 17-vjeçarët lejohen të votojnë për herë të parë.

11 Mars 2024, 14:34 Nga N.F
Të rinjtë në zgjedhjet europiane: A do të
Foto ilsutruese

GJERMANI- Për herë të parë në zgjedhjet evropiane votojnë edhe të rinjtë. Platforma TikTok duket se luan një rol të madh në fushatën zgjedhore. Një avantazh për partinë AfD, mesazhet ekstreme të së cilës shpërblehen nga algoritmi.

Të pish alkool, të ngasësh motoçikletën apo ta blesh vetë celularin. Shumë gjëra janë të mundshme që në moshën 16-vjeçare. Por votimi nuk ka qenë deri tani i mundur, përveçse në disa zgjedhje lokale. Gjërat do të ndryshojnë këtë vit. Në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian në fillim të qershorit, 16- dhe 17-vjeçarët lejohen të votojnë për herë të parë. Pas debatesh të gjata Gjermania vendosi në nëntor 2022 që ta ulë moshën minimale të votimit për zgjedhjet evropiane. Të rinjtë lejohen të votojnë këtë vit edhe në Belgjikë, Austri, Greqidhe Maltë.

Prandaj dhe fondacionet ofrojnë seminare dhe aktivitete informuese për t'i përgatitur të rinjtë për zgjedhjet evropiane, siç shkruan në faqen e tij të internetit Fondacioni Friedrich Ebert i lidhur me SPD. Synimi është i kuptueshëm: Shumë të rinj mund të mos jenë të sigurtë për kë të votojnë dhe çfarë ndikimi do të ketë në jetën e tyre kryqi që do të vënë në fletën e votimit.

AfD mbledh vota në TikTok

Megjithatë për shumicën e të rinjve ka rëndësi një burim krejtësisht  tjetër i informacionit: platforma e videove sociale TikTok. Atje partia populiste  dhe pjesërisht ekstreme e djathtë AfD po zhvillon një fushatë agresive zgjedhore për të rinjtë.

Kandidati kryesor për zgjedhjet evropiane, Maximilian Krah, nuk paraqitet vetëm si politikan, por edhe si ekspert takimesh me të rinjtë. "Burrat e vërtetë janë të djathtë, burrat e vërtetë kanë ideale, burrat e vërtetë janë patriotë, pastaj funksionon edhe me të dashurën", thotë ai në një video, që tani ka gjeneruar miliona klikime. Në video të tjera ai paralajmëron, se "nëna jote do të jetë e varfër, kur të plaket" ose se "qeveria federale gjermane të urren".

Mesazhet mbërrijnë. Një analizë e këshilltarit politik Johannes Hillje, të cilën e kishte në dispozicion transmetuesi televiziv ZDF, tregon se TikTok-et e grupit parlamentar të AfD-së kanë patur rreth dhjetë herë më shumë shikime sesa ato të partive të tjera.

Mesazhe të thjeshta dhe emocionale

"Është enigmë për mua, pse partitë e tjera bëjnë kaq pak në krahasim me ata”, thotë studiuesi i moshave rinore, Klaus Hurrelmann, në një intervistë për DW. "Sepse brezi i ri është rritur në mënyrë digjitale, komunikon vetëm në këtë kanal dhe në thelb e percepton informacionin politik vetëm përmes kanaleve digjitale”.

Që AfD është kaq e suksesshme në TikTok, ka të bëjë edhe me mënyrën se si funksionojnë algoritmet - sa më sensacionale përmbajtja, aq më shumë vëmendje. Nëse partitë e tjera mund t`i arrijnë, është e pasigurtë.

Nga pandemia te kriza e klimës

Për Hurrelmann suksesi i AfD tek të rinjtë nuk është ndonjë surprizë e madhe. Sipas tij të rinjtë, që votojnë për herë të parë, janë thellësisht të pasigurtë. Pandemia e koronës me mbylljet e shkollave dhe ndalimet e kontaktit ndjehet ende "në kockat” e të rinjve. "Ishte një thyerje e madhe për të rinjtë, menjëherë në pubertet në moshën 12 apo 13 vjeçare, të përjetonin se nuk mund ta drejtosh vetë jetën tënde”, thotë ai.

Edhe kriza me klimën, inflacioni, hapësira e kufizuar e banimit dhe varfëria në pleqëri i trembin shumë të rinj. "Kjo i shkon shumë për shtat një partie si AfD", vazhdon Hurrelmann. "Sepse ajo është partia, që thekson, se qeveritë nuk kanë arritur t'i shmangin këto pasiguri. Rezultati i këtyre premtimeve u pa në vjeshtë në zgjedhjet për parlamentin e landit gjerman të Hessen-it. AfD arriti vendin e dytë midis votuesve të rinj (18 deri 24 vjeç).

Një brez i përçarë

Një rezultat që ndoshta u ndikua kryesisht nga burrat e rinj. "Nëse shikoni AfD-në, çështja është shumë e qartë. Është një parti, që dominohet nga burrat, zgjidhet dhe mbështetet më shumë nga burrat. Dhe kështu është edhe me djemtë e rinj", thotë studiuesi për të rinjtë Hurrelmann.

Tërheqja e të rinjve nga partitë e djathta nuk është një fenomen gjerman. Hulumtimet tregojnë se burrat dhe gratë në mbarë botën brenda gjeneratës Z po largohen gjithnjë e më shumë politikisht nga njëri-tjetri. Kjo do të thotë se burrat e rinj nuk janë politikisht aktivë ose bëhen më konservatorë, ndërsa gratë e reja bëhen më progresive, vlerëson një analizë e Financial Times.

Hurrelmann pret që AfD të ketë shanse të mira për zgjedhjet evropiane në fillim të qershorit: "Të rinjtë votojnë për çështjet problematike. Edhe këtu një parti si AfD ka shanse të mira. Tani, nëse çështjet problematike kanë lidhje me Evropën, kjo nuk merret aq fort në konsideratë nga të rinjtë”, përfundon Hurrelmann.

Marrë nga DW

gjemani votim te mitur tiktok

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër