11 Mars 2024, 15:52
Nga I.A
Gaza
GAZA- Palestinezët po shënojnë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa Izraeli njoftoi të hënën se kishte kryer sulme në të gjithë Rripin e Gazës.
Ramazani filloi ndërsa bisedimet e armëpushimit janë të bllokuara, uria po përkeqësohet në të gjithë Rripin e Gazës dhe nuk ka shenja se luftës pesë mujore Izrael-Hamas po i vjen fundi. Lutjet u mbajtën të dielën vonë jashtë mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara.
Në kushte normale, familjet do ta prishnin agjërimin e përditshëm duke u mbledhur për të festuar me ushqim të bollshëm, por edhe në ato pjesë të Gazës ku ka ushqim, bëhet fjalë vetëm për konserva dhe çmimet janë shumë të larta për shumicën.
Operacionet izraelite vazhdojnë pasi javë të tëra negociatash me angazhimin e Egjiptit, Shteteve të Bashkuara dhe Katarit për të siguruar një armëpushim të ri midis Izraelit dhe grupit militant Hamas përpara Ramazanit, nuk arritën rezultat. Marrëveshja do të përfshinte lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët në Gaza dhe lirimin nga Izraeli të një numri të burgosurish palestinezë.
Negociatorët e Hamasit thanë kur u larguan nga Kajro javën e kaluar se negociatat e armëpushimit do të rifillonin këtë javë. Ushtria izraelite tha se operacionet e saj përfshijnë sulme ajrore dhe tokësore në Khan Younis dhe zona të tjera të Gazës jugore, si dhe në Gazën qendrore.
Marrë nga VOA
ramazani
Bota
11 Mars 2024, 15:27
E. D
foto ilustruese
JAPONI- Japonia shënoi sot 13 vjet që kur një tërmet i fuqishëm dhe cunami shkatërroi rajonin e saj verilindo...
Bota
11 Mars 2024, 15:06
E. D
anija
QIPRO- Një anije me ndihma humanitare për Gazën mbetet e ankoruar në Qipro, një ditë pasi do të fillonte udhë...
Bota
11 Mars 2024, 14:54
N.F
IRLANDË- Ndonëse të mbështetura nga shumë parti politike votuesit irlandezë u thanë "Jo" ndryshimeve kushtetuese të pr...
Bota
11 Mars 2024, 14:48
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia njoftoi sot se një grup i luftanijeve të saj mbërritën në Iran për...
Bota
11 Mars 2024, 14:31
M.B
Çifti
FRANCA- 100-vjeçari Harold Terens, një veteran amerikan i Luftës së Dytë Botërore ka njoftuar se do ...
Bota
11 Mars 2024, 14:34
N.F
Foto ilsutruese
GJERMANI- Për herë të parë në zgjedhjet evropiane votojnë edhe të rinjtë. Platforma TikTok duket se...
Bota
11 Mars 2024, 14:20
N.F
Pamje nga permbytjet
FRANCË- Stuhia e cila ka përfshirë Francën juglindore ka sjellë vdekjen e 4 personave si dhe përmby...
Bota
11 Mars 2024, 14:19
M.B
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se prani...
Bota
11 Mars 2024, 14:11
N.F
Peter Stano
SERBI- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka komentuar takimit e ambasadorit serb në Shtetet e Bashkuara t&e...
Bota
11 Mars 2024, 14:04
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Policia italiane ka arrestuar 3 palestinezë, banues në Italinë qendrore, të cilët, sipas tyre, po planifik...