Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe beson në pafajësinë e tyre.
Cakaj shkruan se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë. UÇK-ja, shton ai, është jo vetëm pika më e lartë e përpjekjeve historike të popullit të Kosovës për liri e vetëvendosje, por edhe kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare.
“Prandaj, sot, duke qenë krejtësisht të bindur në pafajësinë e tyre të plotë e duke njohur me nderim të thellë punën e tyre në shërbim të kombit shqiptar e vlerave njerëzore, mbështetje e pakursyer për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjithnjë duke kujtuar kryelartë e ballëhapur gjithë historinë e ndritur e të paqtë të Ushtrisë Çlirimtare Të Kosovës! Atë që mund ta mbulojë mjegulla e politikës ditore, nuk mund ta fshehë askush nga historia: krenar me punën e tyre për çlirimin e Kosovës e ndërtimin e saj”, thekson ministri në detyrë.
Gjithashtu, Cakaj shprehu mirënjohjen e krenarinë për çdo pjestar të UÇK-së, për shërbimin ndaj vendit dhe qëndrimit në faqen e bardhë të historisë. “Mbase në botë mund të ndodhin shumë çudira, por nuk ka asnjë forcë mbi rruzullin tokësor që mund ta rishkruajë historinë, njollosë UÇK-në, a tjetërsojë përpjekjen e popullit shqiptar për drejtësi dhe çlirim!”- përfundoi Ministri në detyrë Cakaj reagimin e tij.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë dakuzon për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë dhe ka sjellë anulimin e vizitës të Thaçit për në SHBA.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në krah të Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, që po ak...
VORË– Seanca dëgjimore pas projektit për rindërtimin nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Dosja.al sjell video dhe pamje nga brenda ambientit ku është zhv...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar sot se nesër do të mbledhë Kryesinë e partisë. Në një njoftim në mediat sociale, Basha shkrua...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar i indinjuar pas aktakuzës së bërë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-luftëtar...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të akuzave nga Prokuroria Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe disa ish-luftar...
TIRANË– Emërime të reja në kabinetit e qeverisë Edi Rama. Drejtorja e Rinisë në bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kongo është emëruar zëvendësministre e Arsimi...
SHBA– Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber ka mbështetur në fushatë kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Edhe pse një diplomat e ka të ndaluar që t...
TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua ditën e sotme me fermerët dhe biznesin e Vorës. Në një postim në Facebook, Basha u shpreh se për s...
TIRANË– Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dosjen “CEZ”. Vendimi i Apelit është kundërshtuar nga ana e kreut të g...
TIRANË –Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimi të naftës. Sipas Shehajt, Rama premtoi uljen ...