“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Akuzoi zyrtarë të shtetit në YouTube, arrestohet bosi i mafies turke?
6 Dhjetor 2021, 15:42Nga DOSJA
EMIRATET E BASHKUARA ARABE – Media e njohur “Al Jazeera” ndryshoi raportimin se njëri prej krerëve të mafies turke Sedat Peker po mbahet në paraburgim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po viziton sot Emiratet e Bashkuara Arabe dhe “Al Jazeera” dha informacionin se Pekar ishte ndaluar nga autoritetet e EBA-së, por më pas e fshiu lajmin pasi nuk mundi ta konfirmonte me burime.
“Një bos i dënuar i mafies turke, Sedat Peker u raportua se po mbahej në gjendje arresti nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhej në versionin e parë të lajmit. Më pas kjo fjali u fshi.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse bosi i mafies turke është arrestuar vërtet.
50-vjeçari akuzoi live në YouTube në maj të këtij viti disa prej djemve të zyrtarëve shtetëror turq për vepra penale të rënda: djalin e Ministrit të Brendshëm për përdhunimin dhe vrasjen e një studenteje nga Kazakistani, përfshirjen e ish-kryeministrit Binali Yildirim në trafik droge si ish-gjeneralin e brigadës Adnan Tanriverdi se ka furnizuar me armë grupin terrorist Al-Nusra gjatë luftës civile në Siri. Peker u largua nga Turqia në fillim të vitit 2020 duke kaluar në Malin e Zi, Marok dhe në fund në Emiratet e Bashkuara Arabe.
SHBA – Administrata Biden pritet të njoftojë këtë javë se asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit 2022 , du...
BRITANI E MADHE – Vendi është shokuar nga zbulimi i fundit se brenda parlamentit anglez u gjetën sasi lënde narkotike të llojit kokainë. Policia konstatoi...
SHBA – Sipas një raporti të ri, kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit arritën së bashku 174 miliardë dollarë fitime në nëntë muajt e parë të vitit, nd...
ITALI– Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka dhënë dorëheqjen pasi u arrestua në Milano nga Guardia di Finanza. Mësohet se Ferrero e ka marrë vendim...
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se po shtohen informacionet rreth masakrës së Gllogjanit, të ndodhur 10 ditë më parë. Shefi i qe...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 4 raste të reja të të infektuarve me koronav...
FRANCË- Rreth 100 mace të ngordhura janë gjetur në shtëpinë e një pensionisti francez. Mediat e huaja raportojnë se shumica e maceve të ngordhura ishin rua...