Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Alarm në Gjermani: Mbi 1600 radikalë zotërojnë armë me leje
8 Nëntor 2021, 08:22Nga DOSJA
GJERMANI – Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Welt am Sonntag” në Gjermani më shumë se 1600 persona të kategorizuar si ekstremistë kanë arritur të marrin lejen për armëmbajtje.
Megjithë ashpërsimin e të drejtës për marrjen e lejes për armëmbajtje vitin e kaluar në Gjermani, sipas një raportimi, më shumë se 1600 ekstremistë kanë leje për armëmbajtje. Sipas Autoritetit të Mbrojtjes Kushtetuese më shumë se 1500 prej tyre janë kategorizuar si ekstremistë të djathtë dhe të ashtuquajturit “shtetas të Rajhut”, ka raportuar gazeta gjermane, “Welt am Sonntag”, bazuar mbi të dhënat nga disa lande.
Sipas investigimeve, ka disa vite që numri i personave me të drejtë për mbajtjen e armës është rritur. Vitin e kaluar zotëronin lejen për armë 1253 persona të dyshuar si ekstremistë të djathtë. Kjo shifër është e lartë sidomos në landin Meklenburg-Pomerani. Aty zotëronin 443 persona të dyshuar si ekstremistë të djathtë lejen për armë. Sipas raportit të Mbrojtjes Kushtetuese shifra reale e ekstremistëve që zotërojnë armë duhet të jetë dukshëm më e lartë, pasi nuk janë mbledhur të dhëna nga të gjitha landet, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
BONI – Rritje infektimesh kudo në Evropë. Ka një sërë arsyesh për këtë gjendje – nga skepticizmi tek vaksina, rënia e fuqisë mbrojtëse të saj deri t...
GJERMANI- Në një intervistë për DW kancelarja në largim Angela Merkel bën një bilanc të mandatit të saj dhe pranon se ende nuk e di se çfarë do të bëjë n...
KOSOVË-Ditën e sotme nis zyrtarisht fushata parazgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 14 nëntor. Fushata do të zgjasë...
DW: Zoti Kurti, ju keni disa muaj në qeveri si kryeministër i Kosovës me një mandat të fituar me mbi 50% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Sa ...
GREQI– Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Avenue Amalias, përballë Kuvendit. Në orën 05:30 një taksi ka tërhequr zvarrë një pe...
Ende nuk ka shumicë të re parlamentare, cilësohet i habitshëm bashkëpunimi i shqiptarëve me partinë që kërkoi çnjohjen e Kosovës. Rezultati i zgjedhjeve ...