All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Alarmi në Ukrainë/ Digjen 8,600 hektarë pyje, Çernobili kanoset nga zjarret, frikë nga rrezatimi nuklear

14 Prill 2020, 09:39 Nga DOSJA
Alarmi në Ukrainë/ Digjen 8,600 hektarë pyje, Çernobili
All - Paragraf - 1

UKRAINË–  Një vatër e madhe zjarri në Ukrainë ka djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë me të gjithë forcat, pasi flakët po i afrohen zonës së shpërthimit bërthamor në centralin e Çernobilit.

Kur e gjithë bota është në luftë me koronavirusin që ka marrë mbi  100 mijë jetë njerëzish, Ukraina po përballet dhe zjarre të mëdha.

Mediat e huaja kanë shkruar se një vatër e madhe zjarri ka djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh, ndërkohë autoritetet kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Rreziku është i lartë sepse flakët janë në afërsi të zonës së shpërthimit bërthamor në centralin e Çernobilit. Mësohet se zjarrfikësit prej 10 ditësh po mundohen të shuajnë në përpjekje të shmangies së një katastrofe nëse zjarri prek centralin e Çernobilit.

Prej datë 4 prill thuhet se flakët nuk janë shuar prandaj dhe ekziston frika se flakët mund të prekin automjete të kontaminuara ende të braktisura nga katastrofa e vitit 1986.

Në disa pamje të shkrepura nga një helikopter i forcave zjarrfikëse tregojnë qindra hektarë tokë të djegur nga vendi ku zjarri ka shkatërruar pyllin.

32 vjet më parë, shpërthimet në centralin bërthamor në Çernobil aso kohe i njohur si BRSS shkaktoi aksidentin më të madh bërthamor që ka ndodhur ndonjëherë në botë. Shpërthimet lëshuan sasi të mëdha rrezatimi në atmosferë, e për pasojë mijëra njerëz u detyruan të brakstisin shtëpitë e tyre si dhe u shkaktua një frikë e madhe për efektet afatgjata në shëndet dhe mjedisin.

Ndërkohë që pas një dekade flora dhe fauna nisën të zhvillohen në mënyrë të egër në këtë zonë, e cila është bërë një tërheqje turistike popullore, vendi kanoset sërish nga rreziku i  zjarrit .

Agjencia e Menaxhimit të Zonave Pyjore, zyra e qeverisë që administron vendin, tha se zjarret kanë djegur më shumë se 8.600 hektarë gjatë javës së kaluar. Deri të shtunën, rreth 400 zjarrfikës, 100 motorë zjarri dhe disa helikopterë ishin vendosur për të shuar zjarret në këtë zonë.

Kujtojmë se termocentrali i Çernobilit ndodhet rreth 100 kilometra nga kryeqyteti ukrainas i Kievit dhe 20 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë. Qyteti më i afërt është Pripjat, tani i braktisur, i cili është ndërtuar në mënyrë specifike në vitin 1970 për punëtorët e centraleve dhe aty kanë jetuar 40,000- 50,000 banorë. Në orët e hershme të 26 prillit 1986, një ndër katër reaktorët e energjisë bërthamore shpërtheu fuqishëm. Shpërthimet ndodhën gjatë kontrollit të funksionit të ftohjes në reaktorin numër 4. Sistemet e menaxhimit të energjisë dhe menaxhimit të sigurisë u shuan para testimit për të shmangur ndërhyrjen.

Burimi:  irishtimes.com 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cernobili kiev ukraine cernobili kiev ukraine

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje