LIVE UPDATES
Aktualitet

AlbChrome shpk reagon për shkarkimin e 4 minatorëve: Asnjë problem me sindikatat, u larguan se shkelën kontratën

28 Dhjetor 2019, 07:36 Nga DOSJA
AlbChrome shpk reagon për shkarkimin e 4 minatorëve: Asnjë

TIRANE- Kompania Albchrome shpk, e cila është në pronësi të biznesmenit Samir Mane në një reagim së fundmi ka theksuar se 4 minatorët janë shkarkuar nga puna pas shkeljeve të vazhdushme të kontratës së punës dhe  rregullores së brendshme të kompanisë. Më tej theksohet se kjo kompani nuk ka asnjë problem me sidikatat e punëtorëve.  “AlbChrome dëshiron të sqarojë se respekton të drejtën ligjore të çdo punonjësi për tu grupuar në sindikata të tilla. Nëse kompania nuk do ta respektonte një të drejtë të tillë, reagimi i saj nuk do të kishte prekur vetëm 4 nga anëtarët e sindikatës së mësipërme, por edhe minatorë të tjerë të AlbChrome, të cilët sindikata në fjalë pretendon se janë anëtarë të saj. Nga ana tjetër, vërtet janë larguar 4 minatorë nga puna për shkeljet e përmendura, por janë punësuar menjëhere 4 minatorë të tjerë në vendet e tyre.“, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi:

Reagim zyrtar i AlbChrome shpk lidhur me shkarkimin e 4 minatorëve në Bulqizë. AlbChrome: Asnjë problem me sindikatat. Duke marrë shkas nga disa spekulime që janë bërë ditët e fundit lidhur me largimin nga puna të 4 minatorëve nga ana e kompanisë AlbChrome shpk, dëshirojmë të sqarojmë mediat dhe opinionin publik si më poshtë:

Më 16 Dhjetor 2019, kompania AlbChrome është njohur zyrtarisht për krijimin e një sindikate të re, atë të Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. 21 minatorë nga 652 minatorët e AlbChriome na rezulton se janë pjesë e kësaj sindikate. 4 prej tyre pasi janë paralajmëruar disa herë për shekljet e vazhdueshme të kontratës së punës dhe rregullores së brendshme të kompanisë, janë shkarkuar nga puna për vazhdimin e përsëritur të shkeljeve në fjalë, si mungesa të pajustifikuara në vendin e punës.

AlbChrome dëshiron të sqarojë se respekton të drejtën ligjore të çdo punonjësi për tu grupuar në sindikata të tilla. Nëse kompania nuk do ta respektonte një të drejtë të tillë, reagimi i saj nuk do të kishte prekur vetëm 4 nga anëtarët e sindikatës së mësipërme, por edhe minatorë të tjerë të AlbChrome, të cilët sindikata në fjalë pretendon se janë anëtarë të saj. Nga ana tjetër, vërtet janë larguar 4 minatorë nga puna për shkeljet e përmendura, por janë punësuar menjëhere 4 minatorë të tjerë në vendet e tyre.

Dëshirojmë të sqarojmë gjithashtu se AlbChrome ka në fuqi një kontratë kolektive me Federatën e Sindikatave të Industrisë, anëtare e Konfederatës të Sindikatave të Shqipërisë. AlbChrome i trajton punëtorët e saj me normë dhe u jep pagën e 13-të çdo vit. Ky trajtim, është më dinjitozi i mundshëm në krshasim me secilën prej 36 kompanive të tjera të shfrytëzimit të kromit në vend dhe ftojmë këdo që ta verifikojë nga pranë këtë. Gjithashtu, nëse do të kishte patur ndonjë tendencë ndaj minatorëve apo sindikatave, AlbChrome nuk do të kishte punësuar 100 punonjës të rinj vetëm gjatë vitit të fundit dhe nuk do të hapte perspektivën për 200 punësime të reja në vijim falë investimeve të kryera vitin e fundit, të cilat kanë rritur ndjeshëm sigurinë për minatorët.

Sakaq, vërejmë me keqardhje se prapa 4 minatorëve të larguar nga puna dhe krijimit të sindikatës së tyre qëndron një lëvizje politike, e cila ka qenë amplifikatori që një ngjarje të zakonshme dhe të brendshme të një kompanie private, ta paraqesë si një çështje të rëndë dhe me pasoja edhe për minatiorë të tjerë. Sipas Kodit të Punës, kur punonjësi braktis vendin e punës dhe nuk njofton brenda 7 ditëve arsyen e mungesës, konsiderohet si zgjidhje e njëanshme e kontratës nga punonjësi (madje sipas kesaj dispozite, nenit 156, punëdhënësi gëzon të drejtën e dëmshperblimit). Gjithashtu në kontratën individuale të punës, palët kanë parashikuar që kur punonjësi bën më shumë se 7 mungesa pa arsye në një vit, punedhënësi gëzon të drejtën e zgjidhjes se njëanshme të kontratës së punës. Kjo ka ndodhur edhe në rastet tona, megjithatë duam të theksojmë se largimi i tyre është bërë për shkelje të ndodhura përpara se ata ta vinin në dijeni kompaninë për krijimin e sindikatës. Ftojmë të gjitha mediat që të vijnë të investigojnë nga prane ngjarjen, për të parë se si qëndron e vërteta.

Pak javë më  më parëkompania Albchrome pushoi nga punpa asnjë paralajmërim Elton Debreshin, punonjës prej 6 vitesh në AlbChrome, vetëm 5 ditë pasi ky i fundit u zgjodh si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në një shpjegim për Dosja.al, Debreshi sqaroi situatën e krijuar mes minatorëve dhe Albchrome, ku denoncoi edhe kushtet e punës për mbi 600 punonjës. Ndërsa në reagimin e saj “AlbChrome”  u shpreh se protesta ka në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe thotë se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët.  Më pas Sindikata e Minatoreve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edhe Inspektorati i Punës ka nisur hetimet.  Deri më tani janë shkarkuar nga puna 4 minatorët.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albchrome shpk samir mane sindikata e minatoreve ne bulqize albchrome shpk samir mane sindikata e minatoreve ne bulqize

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri