LIVE UPDATES
Aktualitet

Albcontrol dhe Policia e Shtetit, tendera të fryrë për uniformat dhe të dyshimtë

8 Janar 2020, 09:12 Nga DOSJA
Albcontrol dhe Policia e Shtetit, tendera të fryrë për uniformat

TIRANË- Një tjetër rast i dyshimtë është tenderi për uniformat e policisë. Në gusht të vitit që lamë pas, qeveria akordoi një fond prej 23 milionë euro për uniformat e reja verore dhe dimërore të policisë për katër vite. Një shumë kjo rreth trefish më e lartë. Po të shikojmë prokurimet nga shtatori 2013 deri në qershor 2019, pra për rreth 6 vjet, qeveria ka shpenzuar rreth 7,8 milionë euro për uniformat e policisë. Ndërsa sot, ky tender ka kapur shifra marramendëse.

“Tenderat më abuzivë, të paktën ata që kanë bërë më tepër bujë. Ka qenë tenderi i blerjes së uniformave të policisë. Një tender që u diskutua jashtëzakonisht shumë për shkak të kostove jashtëzakonisht shumë të larta. Ne na kushtoi 3 mijë euro një uniformë policie, që kishte një kapotë, një palë këpucë, dy palë pantallona dhe dy këmisha. Të gjitha këto kushtonin tre mijë euro ndërkohë që me një llogari të thjeshtë nëse do të ishin blerë në dyqanet e rrobaqepësive në Tiranë pa pasur as tendera as garë asgjë. Të gjitha nuk do të shkonim më shumë se 50 mijë lekë për një efektiv policie”, tregon Panajot Soko.

Duke qëndruar tek uniformat e policisë së shtetit. Kulmi i abuzimit arrin kur një kompani    është  e dënuar për afera korruptive. Bëhet fjalë për “Gjergjefi Sh.p.k”, që është hetuar disa herë për korrupsion për tenderat e uniformave të policisë.Hetimet nisën në vitin 2011 dhe u iniciuan pas denoncimit të deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët mbi bazën e denoncimeve publike gjetën një dëm ekonomik 1.5 miliardë lekë të reja.

Sot situata ka ndryshuar, korrupsioni është harruar dhe me këtë kompani ka nisur bashkëpunimi. Partia Socialiste, në vitin 2018, i jep sërish tenderin për uniformat, kompanisë Gjergjefi sh.p.k.

“Në përgjithësi për procesin e tenderimit në Shqipëri ka një hije të madhe. Për këtë flasin edhe institucionet ndërkombëtare që bashkëpunojnë me ne si banka botërore, fondi monetar, kombet e bashkuara, bashkëpunimet me qeveritë e ndryshme”, tregon Suzana Guxholli

Në vitin 2016, dy kompani, u kapën me përgjime, për shkak të aferave me tenderat për ushqimin në burgje. Administratorët e tyre u arrestuan dhe u dënuan, por sot sërish këto kompani vijojnë të marrin fonde publike.

“Prokuroria filloi një ndjekje penale kundër katër operatorëve në garë të cilët u regjistruan gjatë përgjimeve me një zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Çfarë ndodhi me këta operatorë? Dy prej tyre ndryshuan emrat, ndërkohë që administratorët ishin në masë arresti në burg. Kompanitë vazhdonin të fitonin tendera. Madje jo vetëm me institucionet me bashkitë por edhe me kryeministrinë apo me shërbimin informativ”, thotë Aranita Brahja, Drejtuese e Open Data Albania.

Albcontrol, kompania shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore të Shqipërisë, thyen rekordin për fryrjen e fondeve të tenderave. Kështu, ky institucion, alokoi një tender rreth 500 mijë euro për t’i mësuar gjuhën angleze, 10 punonjësve të saj. Duket qartazi, që një kurs anglishteje i tillë, nuk kushton as në Harvard apo Oksford.

Ndërkohë në muajin nëntor të vitit 2019, Albcontrol hapi një tender me vlerë rreth 400 mijë euro, për kontrollin mjekësor të punonjësve të saj, që njihet ndryshe si Check Up. Edhe ky ishte një tender tejet abuziv, për dy arsye. E para punonjësit e Albcontrol janë zyrtarë shtetërorë  dhe për pasojë nuk mund të trajtohen ndryshe nga administrata shtetërore. E dyta, shërbimin e Check Up e ofron një koncesion i qeverisë, i miratuar në vitin 2015, dhe ku mund të përfitojnë falas shërbimin në çdo qendër shëndetësore. Dhe e treta, shifra e tenderit prej 400 mijë euro për 332 punonjës që ka Albcontrol, është tepër e fryrë. Nëse e përpjestojmë këtë shifër, i bie që çdo punonjës i Albcontrol do të paguajë rreth 1200 euro për një kontroll mjekësor.

Tendera të çuditshëm e njëkohësisht të dyshimtë, janë me qindra. Kjo ka bërë që edhe qytetarët të humbasin besimin tek shërbimet dhe investimet publike, për shkak të shpërdorimit të fondeve publike.

“Krijohet një mosbesim shumë i fortë mes publikut dhe shtetit. Nëse ti vëren se këtu bëhen tendera korruptim që nuk na shërbejnë ne, por shkojnë për të majmur tre katër njerëz, apo një grup politikanësh dhe burokratësh. Nuk e kuptoj pse unë duhet të paguaj taksat në shtet. Unë jam më i prirur të jem informal, dhe siç thotë populli t’ia fus shtetit, sepse është një shtet tek i cili nuk kam besim. Pra ia tenderi nuk është një lek që thjesht po vidhet tani, efektet e tij janë shumë më të mëdha”, tregon Koloreto Cukali.

Marrë nga Top Channel

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albcontrol policia e shtetit uniformat e policisë albcontrol policia e shtetit uniformat e policisë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet