Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
Albin Kurti takohet me kryeministrin grek: Njihni pavarësinë e Kosovës
8 Korrik 2021, 21:08Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
ATHINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë. Në njoftimin e bërë për mediat nga stafi i Kurtit, u mësua se kryeministri i Kosovës falenderoi Mitsotakis për mbështetjen që i ka ofruar, sidomos me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët.
Në njoftimin nga ky takim thuhet se Kurti kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën. Kryeministri Kurti njoftoi homologun e tij grek mbi të arriturat e qeverisjes së re në Kosovë në këto 100 ditë të para, përfshirë këtu menaxhimin e mirë të pandemisë.
“Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët”, tha kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.
Në këtë takim, kryeministri Mitsotakis rikonfirmoi përkushtimin e Greqisë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve në kuadër të promovimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për shtimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike Kosovë-Greqi. Por ende duket se nuk ka asnjë sinjal jeshil për njohjen e Kosovës nga Greqia.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Presidenti Joe Biden tha të enjten se misioni ushtarak amerikan në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht, duke shtuar se “shpejtësia garanton sigu...
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për veprime ligjore ndaj Hungarisë për shkak të një ligji kontrovers që ndalon ekspozimin e përmbajt...
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa nuk ka të ndalur me sukseset e saj. Mediat e huaja raportojnë se Dua së fundmi është bërë pjesë e një kaste të g...
BRITANI- Profesori britanik James Ker Lindsay ka fajësuar BE-në për ngeciet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.Profesori britanik, James Lindsay procesin e dia...
BEOGRAD- Ministri i Mbrojtjes Nebojsa Stefanoviç ka reaguar pas deklaratave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit. Mediat e huaja raportojnë se për Ste...
BRUKSEL- Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është shprehur se nuk e ka shkelur Kushtetutën duke folur shqip në Komitetin për Punë të Jashtme në Bruksel në kuadë...
QIPRO– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të enjten (8 korrik) se Brukseli nuk do të “pranojë kurrë” zgjidhjen me dy shtet...
LITUANI- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe presidenti lituanez Gitanas Nauseda kanë qenë në panik në bazën ajrore lituaneze gjatë konferencës për shtyp, p...
KOSOVË– Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë hezituar që të marrin vaksinën e AstraZenecas. Dhe pse, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë t...