Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
“Aleatët e NATOS-së e dënojnë këtë sulm” / Jens Stoltenberg thirrje Rusisë: Bëni hetim të paanshëm për helmimin e
4 Shtator 2020, 13:45Nga DOSJA
RUSI– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Rusisë që të bashkëpunojë me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike për një “hetim të paanshëm” të udhëhequr nga (OPCW), për sa i përket çështjes së helmimit të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
Shefi i NATO-s, e ka përshkruar helmimin si një “sulm ndaj të drejtave themelore demokratike”, duke shtuar se aleatët e Nato-së e dënojnë këtë sulm.
“Nuk është vetëm një sulm ndaj një individi por është gjithashtu një sulm ndaj të drejtave themelore demokratike. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe kërkon një përgjigje ndërkombëtare. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të sigurojë zbulimin e plotë të Novichok dhe të bashkëpunojë për një hetim të paanshëm, ndërkombëtar.” ka thënë Stoltenberg, në një postim në Twiter.
Germany briefed Allies on their specialists’ findings in the poisoning of Alexey Navalny. All #NATO Allies condemn this attack. We call on Russia to provide complete disclosure of the Novichok programme to @OPCW & to cooperate with an impartial, international investigation. pic.twitter.com/kUTh3ntrPe
Në fillim të kësaj jave, qeveria gjermane njoftoi se Navalny ishte helmuar me helmin e Novichok, e njëjta armë kimike që autoritetet britanike thonë se u përdor kundër agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal në 2018.
Navalny, një politikan dhe hetues korrupsioni, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Fundjavën e kaluar ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij. 44 vjeçari Navalny po trajtohet me antidotën atropinë.
(A.K/ K.A/ dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ditën e sotme është shprehur se mes Greqisë dhe Turqisë ende nuk është arritur një marrëveshje por që ka pas...
KOSOVË– Haradinaj thotë se që prej 3 shtatorit është në dijeni se çështja e Ujmanit është njëra nga pikat e marrëveshjes.“Kam komunikuar me të gjith...
MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona si shkak i COV...
KOSOVË – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 vdekje dhe 119 raste të reja me COVID-19.Kosova prej m...
RUSI – Vaksina ruse kundër Covid-19 mund t’i mbrojë njerëzit nga infektimi. Vaksina ruse u bë e para në botë që u miratua për përdorim masiv muajin e kaluar, nd...
SHBA– Videoja ku dy personazhet e famshme Kim Kardashian dhe Kylie Jenner shfaqen vetëm me të brendshme është bërë shumë virale, ku në 24 orët e fundit pushtua...
SHBA– Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, përmes një postimi në Twitter ka publikuar axhendën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. E përkatësisht...
GJENEVË– Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është e pafalshme kur njerëzit nuk shqetëso...