LIVE UPDATES
Editorial

Alexander Görlach: Teoritë e konspiracionit marrin hov në krizën Corona

15 Maj 2020, 11:26 Nga DOSJA
Alexander Görlach: Teoritë e konspiracionit marrin hov në

Citat i Prof. Dr. Alexander Görlach: “Teoritë e konspiracionit jo vetëm që kanë marrë hov, po ato kanë arritur tashmë edhe mesin e shoqërisë.  Ditët e fundit ka pasur mjaft njoftime informale edhe pse jo të provuara:  Në faqen time hyrëse në Facebook kam gjetur shumë deklarata kundër virologëve, kundër Bill Gates, kundër vaksinave, kundër Angela Merkel dhe kundër rregullave në kohën e pandemisë Corona.”
Shumë  njerëz janë transformuar brenda ditës në ekspertë, që i ka kthyer këta në armiq. Por me sa duket refuzimi drejtohet vetëm kundër atyre ekspertëve që kanë një mendim tjetër. Sidoqoftë ata që postojnë ndonjë mendim në Facebook janë patjetër ekspertë, pavarësisht se në fakt do ta dëshironin të shiheshin si të tillë.

Paralelet me krizën e refugjatëve 2015

Teoritë e konspiracionit filluan qysh në valën ekrizës së refugjatëve në vitin 2015 në Gjermani. Asokohe hamendësohej, që kancelarja, në fshehtësi paskësh planifikuar një “etnomorfozë” dmth një tjetërsim të popullatës së Gjermanisë dhe qëllimisht pranoi në vend njerëzit “nga orienti”. Edhe asokohe bëhej fjalë për një komplot botëror. Qysh atëherë vazhdimisht lakohet emri i miliarderit dhe filantropit George Soros, i cili përmendet si dëshmi e një komploti hebraik botëror. E gjitha kjo zbukurohet prej të ashtuquajturve “qytetarë të rajhut” (Reichsbürgern), të cilët nuk e pranojnë legjitimitetin e Republikës Federale të Gjermanisë dhe përdorin dokumenta të veta identifikimi.

Por tragjikja e shumë teorive të tilla të konspiracionit është se në fund ato demaskohen si qesharake. Njëkohësisht unë kam ndjesinë, që rrethi i konspiruesve të tillë bëhet gjithnjë e më i vogël. Por kësaj here diçka është ndryshe. Përse? Ndoshta sepse pandemia COVID-19 vërtetë prek  të gjithë. Askush nuk mbetet i paprekur prej saj: Fëmijët nuk mund të shkojnë në kopshte, çerdhe e shkolla. Prindërit duhet të kujdesen në shtëpi për ta dhe njëkohësisht janë përgjegjës për sigurimin e bukës. Puna në universitete është ndërprerë. Nga restorantet e deri tek floktoret puna u paralizua. Ekzistenca u cënua, edhe pse tani shumë vende gradualisht kanë nisur hapjen. Kush është i sëmurë, por nuk ka COVID-19, duhet të presë për operacionin. Kush është i moshuar, nuk mund t’i shohë më të afërmit e tij. Dhe ata që vdesin nga infeksioni, vdesin vetëm duke kaluar një vdekje të ngadaltë prej asfiksimit.

A mund të jetë kjo e vërtetë? Mundet virusi vërtet të na e bëjë ne këtë? Pjesa më e madhe të shoqërisë e ka pranuar këtë situatë si me një psherëtimë e ndoshta edhe me lot ndër sy, por nga ana tjetër përballë saj ndodhet një masë ulëritëse, njerëz që krah për krah njeri-tjetrit dalin në sheshet publike e kërkojnë me zë të lartë fundin e karantinës. Këtë masë e bashkon ideja fikse, që “ata atje lart” janë në aleancë me të keqen. Më 2015 shfaqeshin ata, që gjithmonë kanë qenë kundër migracionit. Edhe pse duke mos pasur fakte në dispozicion për kritikat, ata ishin kundër planit të politikës, se si po e menaxhonte ajo situatën faktike me rreth një milionë refugjatë.

Sot në radhë të parë bëhet fjalë për fakte – përhapjen e një virusi. E në këtë pikë duket se nuk ka më unanimitet: Për disa COVID-19 nuk është më keq se një grip sezonal. Të tjerë bazohen tek pozicioni i një pakice në koncertin e bashkësisë ndërkombëtare – tek imuniteti kolektiv. Të tjerë – një lëvizje e tillë ekziston prej kohësh –  refuzojnë çdo vaksinë. Ndonëse ndërkohë as që nuk ekziston një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje. Çfarë do të thotë, kur një shoqëri nuk mund të bjerë më dakord me faktet? Atëherë asaj, nëse nuk ka ndodhur ende, shpejt ose vonë  do t’i mungojë çdo mjedis dhe institucion, që vendos rendin publik dhe që mund të moderojë diskutimin për mundësitë e ndryshme të interpretimit të fakteve. Ky virus ndërkohë ka prekur çdo sektor të shoqërisë në Gjermani: madje edhe një rreth i ngushtë i ipeshkëve katolikë publikoi një letër, në të cilën bëhet fjalë për një “qeveri botërore”.

Për autokratët, që vitet e shkuara i kanë diskredituar ekspertët dhe nënçmuar elitat, ky spektakël është një festë. Nuk vlerësohet më arsimimi, por ata që i bien fyellit i këndojnë strofa lëvdatash të fortit. Ndërsa përqeshet modestia, që zakonisht shfaqet me dijen, e në vend të saj glorifikohen thashethemnajat. Në fund marrëzia dhe supersticioziteti do të kthehen në gozhdat e arkivolit të demokracisë sonë. Ky dështim nuk ka të bëjë me virusin Corona, por me helmin, me të cilin na spërkasin prej vitesh populistët.

Alexander Görlach jeton në Nju Jork dhe është Senior Fellow i Carnegie Council for Ethics in International Affairs dhe Senior Research Associate në Universitetin Cambridge në Institutin për Religjon dhe Studime Ndërkombëtare.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial alexander görlach alexander görlach

Sondazh

Poll
Editorial 9 Maj 2020, 10:02

Analiza- Plazhi si detyrim integrimi

1.Të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ende kanë dallime mes vete – përfshirë edhe konfliktin e papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, por do të ballafaqohe...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion