LIVE UPDATES
Aktualitet

Ambasada amerikane dhe AmCham : Transparencë dhe konkurrencë e ndershme në ekonomi

14 Tetor 2021, 08:33 Nga DOSJA
Ambasada amerikane dhe AmCham : Transparencë dhe konkurrencë e

TIRANË – Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, tha sot se në qarqet e biznesit ekziston një shqetësim në rritje dhe pakënaqësi me politikat e brendshme të vendit.

“Indeksi Vjetor i Biznesit tregon se shumë shpesh praktikat në mënyrën e të bërit biznes nuk janë të drejta, dhe talente të reja profesionale janë duke parë mundësitë e largimit nga Shqipëria” – tha zoti Jaço.

Ai i bëri këto komente në Asamblenë e 21-të e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku krahas shumë anëtarëve, morën pjesë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, dhe ministrja e financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Shqipëria ka sot ekonominë e bardhë e të pastër, ekonominë gri dhe atë të zezë (informale). Ju që punoni në ekonominë e bardhë, jeni duke paguar kostot e anës së errët të ekonomisë, ekonomisë së zezë dhe asaj gri. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të marrë fund!” – iu drejtua zoti Jaço përfaqësuesve të kompanive.

Ai mirëpriti anëtaren më të re të Dhomës Amerikane, Korporatën Bechtel, e cila të zbatojë një nga projektet më të rëndësishme të energjisë në Skavicë, me një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonomi dhe turizëm. Zoti Jaço shtoi se përveç Bechtel, dy gjigantë të tjerë amerikanë: Excon Mobile dhe Accelerate janë në fazën paraprake të eksplorimit të një projekti tjetër të rëndësishëm energjetik, ku do të krijojnë vende të reja pune

“Ka ardhur koha që të ndalim së diskutuari problemet e Klimës së Biznesit dhe të nisim ndërhyrjet konkrete ligjore për përmirësimin e saj, duke ofruar mundësi dhe zhvillim për të gjithë” – theksoi zoti Jaço.

Në Asamblenë e AMCHAM-it, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, theksoi se përparësitë amerikane në Shqipëri janë demokracia, mbrojtja dhe biznesi.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare t’i japë përparësi përmirësimit të klimës së biznesit për të zhbllokuar me të vërtetë potencialin që ekziston këtu. Reforma në drejtësi duhet çuar deri në fund në mënyrë që gjykatat të jenë pastra, të drejtat e pronës duhet të trajtohen një herë e mirë, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe konkurenca e ndershme duhet të jetë parësore në mënyrë që të gjithë investitorët, të mëdhenj apo të vegjël, shqiptarë apo të huaj, të luajnë me të njëjtat rregulla të drejta dhe transparente”” – tha ambasadorja Kim.

Ajo kujtoi se afro një vit më parë u nënshkrua një Memorandum i Bashkëpunimit Ekonomik dypalësh, duke shprehur angazhimin e SHBA për një marrëdhënie edhe më të fortë ekonomike me Shqipërinë.

“Dy javë më parë, vizitova projektin e hidrocentralit të Skavicës me Bechtel. Projekti në Vlorë me Excelerate Energy dhe ExxonMobil është një shembull tjetër i fortë dhe, nëse ka sukses, do të jetë investimi i huaj i drejtpërdrejtë më i madh në Shqipëri kryer ndonjëherë nga një kompani amerikane” – theksoi ambasadorja Kim.

Krahas këtyre projekteve të mëdha ajo veçoi rritjen e eksport – importeve, të cilat deri në fund të gushtit tejkaluan të gjithë vitin 2020, si dhe shtimin e markave amerikane në tregun shqiptar.

Më herët ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, shkroi në Twiter pas një takimi me zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, se theksoi në bisedën me të dëshirën e SHBA-ve për bashkëpunim të fortë në demokraci, mbrojtje & biznes.

“Nënvizova gjithashtu se SHBA janë jashtëzakonisht shumë serioze mbi korrupsionin si pjesë e interesit tonë kombëtar. Ne nxisim qeverinë që të marrë marrë masa të vërteta, në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur” – theksoi ambasadorja Kim.

Ambasadorja amerikane nënvizoi nga ajo bisedë rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronës, përfshirë përmes dixhitalizimit të arkivave për të ndalur ndërhyrjen ilegale njerëzore”.

“Biseduam mbi rëndësinë e reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët & investuesit të mbështeten në gjykata të pastra; adresimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të ngritura nga Task Forca për Veprim Financiar” – shënoi ambasadorja Kim.

Ajo u shpreh se 30 vjet nga përfundimi i diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha krahët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për t’i ndalur zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira por të nevojshme në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. “Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë” – theksoi ambasadorja amerikane Kim.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ambasadorja yuri kim dhoma amerikane e tregtise enio jaço enio jaço interviste per voa ambasadorja yuri kim dhoma amerikane e tregtise enio jaço enio jaço interviste per voa

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë