Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ELBASAN– Ambasadori i OSEB-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco ka kërkuar hetim nga institucionet për të gjitha incidentet dhe krimet zgjedhore që pretendohen nga opozita pas votimit më 25 prill. Në një takim me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledjan Llatja, ambasadori është shprehur se ka besim të plotë tek institucionet shqiptare. Ndërsa lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ambasadori tha se roli i tij për vendin tonë ishte mbështetës, duke renditur edhe njëherë pikat që duhet të shihen me përparësi.
INTERVISTA E PLOTË:
Vincenzo Del Monaco: Kjo është vizita ime zyrtare në një Bashki që nuk është Tirana. Me Elbasanin kemi bashkëpunim afatgjatë. Diskutuam për Këshillin Vendor të Sigurisë. Diskutuam për kontributin për jetën e qytetit dhe për rëndësinë e përfshirjes së personave të tjerë në debate që të lidhen me sigurinë. Rinia është përparësi për OSBE dhe bashkëpunimi çon në një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Folëm edhe për gratë. Mësova se punësimi i grave është në nivele të larta.
Opozita për krimin elektoral?
Vincenzo Del Monaco: Mendoj se të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it. Kur vjen puna tek ankesat për procesin zgjedhor dhe ngjarjet kriminale që ndodhën gjatë procesit zgjedhor nuk më takon mua të gjykoj. Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes që ndodhi në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci.
Sa pranë është Shqipëria në BE?
Vincenzo Del Monaco: Kam lindur dhe jam rritur një nga vendet themeluese të BE. Por këtu nuk jam me kapacitetin e ambadasorit të BE. Duhet t’ja bëni këtë pyetje kolegëve të mi të BE dhe jo mua. Por mund t’ju them se jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë. Kur të lexoni mandatin që shërben si kushtetuta jonë do të shikoni disa përparësi, duke filluar nga shteti i së drejtës, demokratizimi, proceset zgjedhore, të cilat ndihmojnë shumë në arritjen e përparësive strategjike kryesore të Shqipërisë. Ama pa ngatërruar rolet, pasi unë me shumë krenari përfaqësoj OSBE-në në këtë vend.
Sa e motivuar është Policia për të luftuar krimin elektoral?
Vincenzo Del Monaco: E kuptoj interesin e medias që keni. Por çfarë përgjigje prisni nga unë. E kam takuar disa herë me drejtorin e përgjithshëm dhe me hiearkinë e Policisë së Shtetit dhe efektivë të thjeshtë sepse kam marrë pjesë në trajnimet e tyre para zgjedhjeve. Në mënyrë që Policia të ishte edhe më e përgatitur për t’u marrë me elementët e Policisë. Kemi ofruar trajnim për më shumë se 6 mijë efektivë. Është mesazh besimi.
Qyteti i Elbasanit ka qenë “vatër e nxehtë” gjatë fushatës dhe zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Dita e Verës, 14 marsi, u shoqërua me përplasje të simpatizantëve të PD dhe PS teksa në sheshin kryesor të qytetit kalonte kryeministrit Edi Rama. Demokratët nxorrën pamje nga sherri, duke akuzuar se mbështetësit e PS-së kishin të shkuar kriminale. Pak muaj më vonë, më 21 prill, në një nga lagjet e qytetit u vra Pjerin Xhuvani, ekzekutimi i të cilit është ende në hetim. Prokurorët e çështjes kanë deklaruar se në makinën pranë të cilës u ndodhej trupi i tij, kishin gjetur fletushka të PS, para dhe listë me emra, duke ngritur dyshimet për blerje votash.
(k.m./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ELBASAN– Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan. Ai foli për vrasjet që po ndodhin në vend, duke kujtuar ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të zbardhin krimet e ndodhura në ditët e fundit në vendin tonë. Në një statu...
DURRËS– Kryeprokurori Olsian Çela deklaroi sot nga qyteti i Durrësit se krimi zgjedhor do të hetohet dhe do të ketë një reagim konkret nga Prokurori...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se vaksinat e ardhura ditën e sotme në Kosovë ishin nga shpërndarja e COVAX, dhe ishin nga Astr...
Partia Socialiste arriti të fitojë zgjedhjet në qarkun e Durrësit duke marrë tetë mandate dhe duke lënë pas Partinë Demokratike në opozitë me gjashtë mandate pa...
TIRANE– Eridian Salianji, përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deklaroi se kërkesat e opozitës, PD-LSI janë të pavlefshme...
TIRANË– Drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “7pa5”, ku foli për kolaudimin e auto...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Kamëz, aty ku ndoqi nga afër procesin e rindërtimit të banesave. Teksa u ul në tavolinë me...
TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kërkuar që të shkatërrohet ‘tregu’ që sipas tij bën që personat që qarkullojnë me armë zjarri pa ...