LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori i ri: Gjermania të luajë rol drejtues në kuadër të BE-së

8 Dhjetor 2021, 07:52 Nga DOSJA
Ambasadori i ri: Gjermania të luajë rol drejtues në kuadër

GJERMANI- Në krye të shërbimit diplomatik të Kosovës në Berlin ka ardhur Faruk Ajeti. Të hënën ai ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit Frank Walter Steinmeier. Në një intervistë me DW, Ajeti flet për prioritet e punës së tij.

Zoti Ajeti, ju sapo kishit nisur një karrierë shkencore të suksesshme. A ishte vendim i lehtë kthimi në diplomaci?

Faruk Ajeti: U mendova gjatë kur ma ofruan këtë detyrë, në kuptim të përgjegjësive që më prisnin në Berlin dhe të lënies anash të karrierës shkencore, por t’i shërbesh Kosovës është një privilegj jetësor dhe çdo sakrificë është e vlefshme.

Ju vini direkt nga Vjena, ku deri në vitin 2020 kein punuar edhe si diplomat në Ambasadën e Kosovës. Cili është dallimi mes Vjenës dhe Berlinit? 

Në krahasim me Vjenën, Berlini padyshim është një nga kryeqendrat vendimmarrëse evropiane dhe ka një peshë të madhe në aspektin politik. Gjermania është edhe ekonomia e katërt në botë dhe e para në Evropë, është pjesë e BE-së, NATO-s, G7-ës dhe çdo mekanizmi me rëndësi globale. Këtu kemi një mërgatë shumë të madhe në numër, me mbi 400 000 pjesëtarë. Pra, sfidat janë më të mëdha dhe përgjegjësia është më e madhe.

Faruk Ajeti në ambientet e Ambasadës së Kosovës gjatë intervistës me DW.

Cila është strategjia juaj për të shfrytëzuar sa më mirë potencialet e diasporës? 

Në radhë të parë është potenciali ekonomik. Ne si ambasadë, së bashku me pesë konsullatat që kemi në të gjithë Gjermaninë, do të mbështesim çdo biznes që kërkon të investojë në Kosovë. Këtë mbështetje na e garanton edhe ligji për investime strategjike. Por edhe këmbimet kulturore, sportive, shkencore, në fushën e arsimit janë me rëndësi. Ne do të trokasim në të gjitha dyert që do të na ndihmojnë për të ndërtuar një Kosovë të fortë ekonomikisht dhe me një demokraci të konsoliduar.

Tani kemi një qeveri të re gjermane, e cila qysh në marrëveshjen e koalicionit është pozicionuar për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, për të mbështetur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dhe për ta shoqëruar Kosovën drejt integrimit në BE. Çfarë mund të pritet më shumë se kaq nga Gjermania?

Është fat për mua që misionin tim ta filloj bashkë me qeverinë e re gjermane. Është hera e parë që qeveria gjermane flet me kaq hollësi për Ballkanin Perëndimor qysh në planin qeverisës. Dhe ky fakt më jep shumë optimizëm se në takimet e mia mund të bisedojmë për projekte konkrete. Unë këtë e vura re edhe në takimin tim me presidentin Frank Walter Steinmeier, i cili është një njohës shumë i mirë i Kosovës dhe rajonit. Pra, marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme, falë edhe një pune që është bërë nga paraardhësit e mi por edhe nga mërgata qysh në vitet 1990 me qeverinë në ekzil të Republikës së Kosovës, e në mos më parë. Por ne kemi nevojë për një angazhim më të fortë të Gjermanisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Pra, kemi nevojë që fuqia politike e Gjermanisë të përkthehet edhe më shumë ne praktikë e të luajë rol prijës në kuadër të BE-së, pse jo ndoshta të kemi edhe një të dërguar gjerman. Gjermania ka një konstante aktive të angazhimit të suksesshëm të saj në Kosovë dhe Ballkan. Gjithashtu mendoj se duhet ndryshuar narracioni i krijuar gabimisht në perëndim dhe fatkeqësisht edhe në Gjermani se pa Serbinë nuk mund të ketë zgjidhje në Ballkan.

Çfarë mund të bëni ju si ambasador në këtë drejtim? 

Unë do të përdor të gjithë forcën time argumentuese për të shpjeguar se një narracion i tillë deri tani nuk na ka ndihmuar të zgjidhim problemet. Pra, narracioni i krijuar gabimisht se Serbia është shteti kyç në Ballkan dhe se pa të nuk bëhet asgjë, është historikisht i gabuar, praktikisht i paqëndrueshëm dhe për të ardhmen i rrezikshëm. Thënë ndryshe, Beogradi është burim i destruktivitetit si ne Kosove, Bosnje dhe Hercegovine, Mal te Zi dhe më herët në Maqedoninë Veriore. Narracione te tilla qe privilegjojnë Serbinë janë te destinuara te dështojnë dhe ketë besoj na e ka mësuar mjaft mire historia. Unë do të kërkoj që të të drejtohet vëmendja nga ata që luajnë rol konstruktiv: Nuk ka qenë Serbia, por faktori shqiptar, qoftë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, apo në Shqipëri e Mal të Zi. Për të  ndryshuar këtë narracion duhet folur jo vetëm me ekzekutivin por edhe me ligjvënësit. Ngjashëm është edhe çështja e vizave. Edhe pse qeveria gjermane tani e ka vendosur qysh në marrëveshjen e koalicionit se do të kërkojë me forcë liberalizimin e vizave, mendoj se duhen sensibilizuar më shumë edhe ligjvënësit gjermanë, që kanë lidhje me kolegët e tyre në Evropë që të lobojnë për liberalizimin e vizave. Ka ardhur koha që shtetasit e Kosovës të trajtohen, ashtu siç e meritojnë, si evropianë.

Marrë nga: DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni faruk ajeti faruk ajeti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet